• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës.

Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës është përgjegjës për realizimin e restaurimeve dentare estetike dhe funksionale me fokus të veçantë në punimet qeramike të avancuara. Ky pozicion kërkon eksperiencë të lartë në aplikimin e qeramikës mbi struktura të ndryshme, rikrijimin e anatomisë natyrale dentare dhe realizimin e restaurimeve me standarde të larta estetike, veçanërisht në zonën anteriore.

Bashkëpunon ngushtë me ekipin e laboratorit dhe stomatologët për të siguruar rezultate të sakta, funksionale dhe estetike, duke respektuar kërkesat klinike dhe standardet e cilësisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Aplikimi i shtresave qeramike (ceramic layering) mbi struktura Zirconia, Metal dhe E.max.
  • Realizimi i restaurimeve estetike të nivelit të lartë në zonën anteriore (high-end anterior aesthetics).
  • Përpunimi dhe finalizimi i restaurimeve posteriore duke siguruar funksionalitet dhe estetikë optimale.
  • Përshtatja e nuancave të ngjyrës (shade matching) dhe karakterizimi individual i restaurimeve sipas kërkesave klinike.
  • Aplikimi i teknikave të internal dhe external staining për arritjen e një pamjeje natyrale.
  • Kryerja e proceseve të glazing dhe polishing për përfundimin final të restaurimeve.
  • Optimizimi i okluzionit dhe kontakteve proksimale për një përshtatje të saktë funksionale.
  • Realizimi i restaurimeve komplekse full-mouth restorations sipas planifikimit klinik.
  • Kryerja e kontrolleve të cilësisë (quality control) përpara dorëzimit të punimeve.
  • Bashkëpunimi me ekipin e laboratorit dhe ruajtja e standardeve të larta të punës.
  • Respektimi i afateve të dorëzimit dhe procedurave të laboratorit.

Kualifikimet:

  • Diplomë ose kualifikim si Teknik Dentar.
  • Eksperiencë e konsiderueshme në punimet qeramike dhe restaurimet estetike dentare.
  • Eksperiencë praktike në layering mbi Zirconia, Metal dhe E.max.
  • Njohuri të avancuara të anatomisë dentare, okluzionit dhe karakteristikave të materialeve qeramike.
  • Aftësi në realizimin e restaurimeve estetike anteriore dhe restaurimeve komplekse full-mouth.
  • Aftësi të mira për përshtatjen e ngjyrave dhe krijimin e karakterizimeve natyrale.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj cilësisë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 705 0551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top