Tirane, ofrohet vend pune Teknik Dentar – CAD/CAM Designer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Teknik Dentar – CAD/CAM Designer.
Teknik Dentar – CAD/CAM Designer është përgjegjës për projektimin dhe realizimin dixhital të restaurimeve dentare, duke përdorur programe të specializuara CAD/CAM. Bashkëpunon ngushtë me stomatologët dhe laboratorin dentar për të siguruar restaurime funksionale, estetike dhe me cilësi të lartë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
ose të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 705 0551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Përgjegjësitë kryesore:
- Dizajnimi dixhital i kurorave, urave, fasetave, inlay, onlay, protezave dhe restaurimeve mbi implante.
- Projektimi i Custom Abutments dhe restaurimeve mbi Ti-Base.
- Projektimi i restaurimeve Full Arch (All-on-4 / All-on-6 / All-on-X).
- Krijimi i Digital Wax-up dhe Smile Design sipas kërkesave klinike.
- Projektimi i Surgical Guides dhe Splints.
- Përpunimi i skanimeve intraorale dhe modeleve 3D.
- Përgatitja e skedarëve për frezim (milling) ose printim 3D.
- Menaxhimi i workflow-it CAD/CAM dhe përdorimi i bibliotekave të implanteve (Implant Libraries).
- Optimizimi i okluzionit dhe anatomisë dentare për restaurime funksionale dhe estetike.
- Verifikimi i saktësisë, funksionalitetit dhe estetikës së restaurimeve, duke kryer kontrolle të cilësisë përpara dorëzimit.
- Bashkëpunimi me stomatologët dhe ekipin e laboratorit për zbatimin e kërkesave klinike.
- Respektimi i standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të dorëzimit.
Kualifikimet:
- Diplomë ose kualifikim si Teknik Dentar.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në përdorimin e programeve CAD/CAM, veçanërisht Exocad (ose programe të ngjashme si 3Shape).
- Eksperiencë në projektimin e kurorave, urave, restaurimeve mbi implante, Custom Abutments, Ti-Base dhe restaurimeve Full Arch.
- Njohuri në Digital Smile Design, Digital Wax-up, projektimin e Surgical Guides dhe workflow-in CAD/CAM.
- Njohuri të mira të anatomisë dentare, okluzionit, materialeve protetike dhe bibliotekave të implanteve.
- Aftësi për të respektuar afatet e punës duke ruajtur standarde të larta cilësie.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.

Apply WhatsApp