Tirane, ofrohet vend pune Teknik Aparatesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP u themelua në vitin 1995, si një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, shpall vakant pozicionin: Teknik Aparatesh
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës
Tekniku i aparateve është përgjegjës për montimin e aparateve të birrës te klientët, kontrollin periodik të tyre, raportimin te eprori për çdo problematikë që mund të kenë.
Detyrat
- Përgjegjës për montimin e aparateve të birrës
- Kontroll periodik i aparateve te klientët që kanë Kriko
- Raportim mujor për aparatet te Përgjegjësi i Logjistikës
- Të tjera detyra që i ngarkohen sipas nevojave të shoqërisë
- Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo Rregullore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm profesional
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune, mbi 2 vite
- Të ketë leje drejtimi, kategoria B
- Të jetë fleksibël me oraret e punës
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
- Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
- Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer porositë.
- Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@eurolabinternacional.com ose nr. tel: 069 709 5401
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Shënime:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (124/2024) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Cel. : 0697095401
Apply WhatsApp