• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Aparatesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP u themelua në vitin 1995, si një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.

Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, shpall vakant pozicionin: Teknik Aparatesh

Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës


Tekniku i aparateve është përgjegjës për montimin e aparateve të birrës te klientët, kontrollin periodik të tyre, raportimin te eprori për çdo problematikë që mund të kenë.

Detyrat​

  • Përgjegjës për montimin e aparateve të birrës
  • Kontroll periodik i aparateve te klientët që kanë Kriko
  • Raportim mujor për aparatet te Përgjegjësi i Logjistikës
  • Të tjera detyra që i ngarkohen sipas nevojave të shoqërisë
  • Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo Rregullore.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm profesional
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune, mbi 2 vite
  • Të ketë leje drejtimi, kategoria B
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara

  • Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
  • Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
  • Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer porositë.
  • Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.

Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@eurolabinternacional.com ose nr. tel: 069 709 5401

Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Shënime:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (124/2024) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

Cel. : 0697095401
 


Apply WhatsApp
Back
Top