Tirane, ofrohet vend pune Teknik – AutoCAD (Projekt Ndërkombëtar)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Laprake | Spitali ushtarak | Hygeia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dizajn / Webdizajn / Grafik
- Teknik
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
Bashkëpunëtor Teknik – AutoCAD (Projekt Ndërkombëtar)
HITJOB, kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, në bashkëpunim me klientin e saj Restart Engineering S.r.l., një kompani italiane e specializuar në projektimin e zgjidhjeve për eficiencën energjetike, energjinë e rinovueshme dhe Smart Cities, është në kërkim të një bashkëpunëtori "Teknik – AutoCAD për t'iu bashkuar një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar.Ky është një projekt me kohëzgjatje rreth 2 muaj, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit në projekte të tjera.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizimi i skedarëve AutoCAD (DWG) dhe nxjerrja e të dhënave teknike të ndërtesave.
- Matja dhe llogaritja e sipërfaqeve, volumeve dhe elementeve të ndërtesave sipas standardeve të projektit.
- Regjistrimi i saktë i të dhënave në modele të standardizuara në Microsoft Excel.
- Sigurimi i saktësisë dhe cilësisë së informacionit të përpunuar.
Kriteret kryesore:
- Njohuri bazë në AutoCAD dhe aftësi për të lexuar planimetri arkitekturore.
- Njohuri bazë në Microsoft Excel.
- Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të gjuhës Italiane minimalisht B1
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë Full-Time, On-site në Tiranë për një projekt ndërkombëtar me kohëzgjatje rreth 2 muaj.
- Mundësi reale për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të tjera, bazuar në performancën dhe nevojat e kompanisë.
- Trajnim, mbështetje dhe eksperiencë profesionale në bashkëpunim me një kompani italiane lider në fushën e inxhinierisë.
- Paketë konkurruese pagese dhe mundësi zhvillimi profesional.
Si të aplikoni:
Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën e emailit: info@hitjob.it ose nëpërmjet WhatsApp në numrin: +355 68 200 2999.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.
#HITJOB #RestartEngineering #Hiring #JobOpportunity #AutoCAD #DWG #EngineeringJobs #TechnicalJobs #Architecture #CivilEngineering #Geometër
Apply WhatsApp