Tirane, ofrohet vend pune Team Leader - Call Center, Njësia CRM
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Team Leader - Call Center, Njësia CRM
Qëllimi i punës:
Mbikëqyr dhe monitoron ekipin e operatorëve të strukturës call center, duke ofruar trajnime dhe feedback, për të siguruar që objektivat e ekipit dhe të institucionit janë përmbushur dhe kryen vlerësime të performancës për secilin operator.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Kërkesat për pozicionin:
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 4 Korrik 2023, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

- Mbikëqyr, analizon, dhe vlerëson në detaje cilësinë e shërbimit ndaj klientit nëpërmjet të gjithë kanaleve të komunikimit të vëna në dispozicion nga kompania, si telefon dhe media sociale;
- Monitoron në baza ditore komunikimet e operatorëve dhe stafit që komunikojnë direkt me klientin, trajnon dhe suporton në baza të rregullta me qëllim maksimizimin e shërbimit të klientit;
- Propozon ndryshime në procese bazuar në rezultate, me qëllim ofrimin e shërbimit cilësor dhe profesional klientëve të targetuar nga kompania;
- Siguron arritjen e objektivave të vendosura nga kompania nëpërmjet shpërndarjes së duhur të tyre, manaxhimit dhe monitorimit;
- Manaxhon kalendarin e stafit në mënyre që struktura t’ju shërbejë klientëve në kanalin dhe mënyrën e duhur;
- Siguron pajisjen e stafit me mjetet dhe dokumentat e duhura të domosdoshme edhe informon në kohë reale mbi ndryshimet në kompani, produktet apo shërbimet e reja;
- Përshtat guida ndihmëse, “skripte” referuar aktiviteteve, tipologjive të klientëve apo kërkesave te ndryshme;
- Monitoron regjistrimet vokale ( regjistrime ose monitorim direkt në kohë reale) dhe kanalet e ndryshme të komunikimit dhe siguron që është realizuar në përshtatje me politikat, strategjitë e kompanisë;
- Manaxhon fushata të ndryshme të komunikimit me klientët brenda afateve kohore të përcaktuara nga institucioni.
Kërkesat për pozicionin:
- Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite call center, suportit ndaj klientit, ose 2 vite në pozicion Team Leader;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
- Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje, mentorimi;
- Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucioni financiar; Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;
- Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;
- Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

Apply