• Tirane, ofrohet vend pune : Supervizor Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
AGS Sh.p.k tashmë prej vitit 2015 është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të bulmetit në Shqipëri, me markën Zepa Natyral dhe produkteve HoReCa GreenFlo.

Departamenti i Shitjeve i kompanisë sonë, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Supervizor Shitjesh. Ai duhet të jetë energjik dhe i orientuar drejt rezultateve. Ky rol është kyç për menaxhimin e punës në terren, arritjen e objektivave mujore dhe zgjerimin e prezencës së markës GreenFlo HoReCa ne rrjetin e tregut te distribucionit.



Kriteret që duhet të plotësojë janë:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë.
  • Të njohë perdorimin PC/Tablet.
  • Të ketë aftesi të mira komunukimi dhe manaxhuese.
  • Te ketë aftësi negociuese.
  • Te zotërojë leje drejtimi, Klasi B.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Supervizon terrenin dhe klientet ne portofol.
  • Monitoron dhe analizon shtijet lokale në zonën caktuar dhe në qoftë se është e nevojshme, merr masa korrigjuese me qëllim arritjen e objektivit.
  • Është përgjegjës për shitjet dhe komunikimin me personat përkatës në tregun e distribuimit.
  • Është përgjegjës direkt për ndjekjen e debitorëve dhe pagesave.
  • Përgatit ndjekjen e planin mujor të shitjeve dhe raporton te Drejtori i Shitjeve.
  • Ndjek route-in përkatës, sipas udhezimeve te Drejtorit te Shitjeve.
  • Hulumtimi ne terren per kliente potenciale.


Prioritet do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë pune (minimumi 1 vit) në fushën e shitjeve.

Afati dorëzimit të CV 01/04/2026


Kontakt: +355 69 60 44 707

Adresa : Rruga "Faik Konica", Pallati "Golden Park Residence",1010 Tiranë

e-mail: info@ags.al

web: www.zepanatyral.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top