• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor i Departamentit të Kujdesit ndaj Klientit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
  2. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
Emërtimi i pozicionit: Supervizor i Departamentit të Kujdesit ndaj Klientit

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Vlerësimi dhe ndjekja e performancës së stafit për të siguruar që ata të përmbushin standardet dhe objektivat e përcaktuara.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e detyrave të përditshme të stafit për të siguruar një shërbim efikas dhe cilësor ndaj klientit.
  • Mbajtja e trajnimeve për të përmirësuar aftësitë e punonjësve dhe për të rritur njohuritë e tyre rreth produktit.
  • Menaxhimi i ankesave ose problematikave komplekse të klientëve që nuk mund të zgjidhen nga stafi.
  • Të sigurohet që klientët të marrin një përvojë pozitive në çdo ndërveprim me kompaninë.
  • Nxitja e një ambienti pune pozitiv dhe motivues për të rritur angazhimin dhe produktivitetin e stafit.
Kualifikimi profesional: Diplomë universitare

Eksperienca profesionale: 2-3 vite eksperienca të mëparshme në Kujdesin ndaj Klientit

Aftësi dhe cilësi:
  • I komunikueshëm dhe i sjellshëm;
  • I aftë për të punuar në skuadër;
  • I aftë për të punuar shpejtë dhe me saktësi;
  • I përkushtuar për të siguruar shërbim klienti cilësor;
  • Të pranojë sfidat dhe të fokusohet për gjetjen e zgjidhjeve më të mira, në kohë të shkurtër;
  • I aftë për të përdorur paketën bazë të kompiuterit.
Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën e e-mailit hr@tring.tv
Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top