• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor/e Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE
BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni:Specialist Porosie
Departamenti: Logjistikë
Vendodhja: Tiranë
Roli: Specialisti i porosisë është përgjegjës për bërjen e porosisë tek furnitorët gjithmonë kjo në varësi të nivelit të stokut të magazinës qëndrore. Nëpërmjet këtij procesi ai shmang mungesën e artikujve në magazinë dhe rrjedhimisht edhe në dyqane.

Detyra dhe Përgjegjësi:

• Mbajtja e stokut në nivele optimale bazuar në strategjine e stokut ose parametrave të përcaktuara nga kompania për menaxhimin e tij.
• Menaxhimi i niveleve të stokut dhe sasisë së artikujve të porositur tek furnitorët realizohet në bazë të nivelit të stokut aktual dhe nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme të Menaxherit te Kategorisë.
• Vendosja e vazhdueshme e kontaktit me furnitorët në menyre që të ketë të gjithë dokumentacionin e duhur që shoqërojnë të gjithë artikujt e porosisë.
• Përpilimi i raporteve të ndryshme ditore në lidhje me qarkullimin e artikujve në magazinë.
• Analizimin e nivelit të stokut dhe koeficientit të qarkullimit të tij.
• Analizon porositë e kryera nga dyqanet dhe bën sugjerimet e tij në lidhje me parametrat e paracaktuara të stokut (minimale, optimale, maksimale)
• Ndjek në mënyrë të vazhdueshme furnizimin e mallrave dhe qarkullimin e tyre në dyqane, analizon sasitë e qarkulluara dhe kategoritë e tyre në seciln dyqan.
• Zbatimi i termave të paracaktuara, analizimi i sasive të kërkuara të stokut në cdo kohë në mënyrë që të plotësojmë kërkesat e dyqaneve dhe të konsumatorit.
• Përgjegjës për qarkullimin e stokut në bazë të kërkesave të Departamentit të Kategorisë.
• Ndjek dhe analizon qarkullimin e artikujve që kanë jetëgjatësi të vogël dhe menaxhon procesin kthimit të tyre nga dyqanet, grumbullimin në magazine, kthimin tek furnitori dhe reflektimi i saktë i stokut në sistem.

Kërkesat:
a.Edukimi:
- Preferohet të ketë kryer studimet e larta.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në profile të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
Njohuri të mira të MS Office.
Njohuri të gjuhës Angleze.
d.Aftesi të tjera:
• I aftë të punojë në grup.
• Aftesi shume te mira komunikimi.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top