Tirane, ofrohet vend pune Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit
InfoSoft Systems po zgjeron ekipin dhe jemi në kërkim të një Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit, i cili do të ketë një rol kyç në administrimin dhe optimizimin e Microsoft Business Applications.
Çfarë do të bësh në këtë rol?
- Analizë dhe optimizim – Identifikimi dhe përmirësimi i proceseve të brendshme të biznesit për të rritur efikasitetin dhe automatizimin.
- Administrim dhe zhvillim – Menaxhimi i sistemeve të kompanisë, si dhe zbatimi i përditësimeve të reja teknologjike.
- Automatizim i proceseve – Implementimi i zgjidhjeve inteligjente përmes aplikacioneve për të përmirësuar proceset e punës.
- Bashkëpunim ndërdepartamental – Puna me ekipet e tjera për të adresuar nevojat teknologjike dhe për të propozuar zgjidhje inovative.
- Njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin dhe optimizimin e Microsoft Business Applications.
- Aftësi analitike: Të jesh i aftë të analizosh dhe përmirësosh proceset e biznesit.
- Aftësi komunikimi: Bashkëpunim i ngushtë me ekipet për të siguruar përdorim efikas të sistemeve.
- Fleksibilitet dhe orientim ndaj inovacionit: Përshtatje me ndryshimet teknologjike dhe zbatim i risive për përmirësim të vazhdueshëm.
- Pagese konkuruese,
- Balancë punë-jetë,
- Sigurim Shendetesor Privat,
- Mundesi rritjeje ne kariere
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail; humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Apply