• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste prane Departamentit Juridik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Shoqëria “Zita” SHPK, pjesë e Globe Group, kërkon të punësojë:

Specialiste prane Departamentit Juridik

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Mbledh, organizon, mirëmban dhe arkivon dokumentacionin ligjor të shoqërisë.
  • Ndjek afatet ligjore dhe administrative për çështje të ndryshme të shoqërisë.
  • Përgatit kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera juridike, sipas udhëzimeve të juristit ose drejtuesit.
  • Monitoron vlefshmërinë e kontratave dhe dokumenteve të tjera juridike dhe njofton për rinovimet ose afatet përkatëse.
  • Koordinon mbledhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për procese gjyqësore.
  • Ndjek proceset e licencimit dhe pajisjes me lejet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të shoqërisë.
  • Kryen kërkime dhe analiza mbi legjislacionin në fuqi dhe informon mbi ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e shoqërisë.
  • Koordinohet me noterë, përmbarues, avokatë dhe institucione të tjera publike.
  • Asiston në procesin e regjistrimit, ndryshimit dhe përditësimit të të dhënave të shoqërisë pranë institucioneve përkatëse.
  • Përgatit dhe administron korrespondencën me institucionet shtetërore, partnerët dhe subjektet e tjera.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar përputhshmërinë e veprimtarisë së shoqërisë me legjislacionin në fuqi.

Aftësitë dhe Kompetencat

  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e punës, tregtar, civil etj.
  • Të ketë aftësi të forta në kontrollin dhe hartimin e dokumentacionit juridik.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse, si dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës së punës.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.


Të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre me fotografi në adresën e e-mailit ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 067 402 1523.

Ju lutemi të specifikoni pozicionin për të cilin aplikoni në subjektin e e-mailit të dërguar.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar.

Cel. : 067 402 1523
 


Apply WhatsApp
Back
Top