• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në kuadër të zgjerimit, Pajtoni Ceramica, pjesë e Pajtoni Group, lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, shpall pozicionin vakant në profilin ‘’Specialiste Marketingu”.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Menaxhimi dhe monitorimi i përdorimit të mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti.
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse.
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut.
  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve të kompanisë.
  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administratës për planifikimin dhe implementimin e ofertave.
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale.
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanisë.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Diplomë universitare në Marketing/ Administrim Biznesi ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës: Minimalisht 2 vite eksperience ne marketing ose fusha te ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.

Afati i Aplikimeve: 20.03.2023

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të pranë email-it info@pajtoniceramica.al duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top