• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranes, kërkojmë të punësojmë: Specialiste e Burimeve Njerezore

Detyrat kryesore:

  • Përgatit listëpagesat për stafin;
  • Kontrollon prezencat, lejet, mungesat dhe oraret e punës;
  • Administron kontratat dhe dokumentacionin e punonjësve;
  • Organizon dhe mirëmban dokumentacionin e plotë të departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Mbështet proceset e rekrutimit dhe integrimit (on boarding) të punonjësve të rinj;
  • Ndjek disiplinën dhe komunikon me stafin për problematika të ndryshme;
  • Siguron korrektësi, konfidencialitet dhe respektim të procedurave të kompanisë.

Kërkesat / kualifikimet:
  • Arsim i lartë, preferohet diplomim ne fakultetin e Ekonomise/ Shkencave shoqerore/ Juridike ;
  • Eksperiencë e meparshme e punës minimalisht 2 vjeçare;
  • Njohuri bazë të Kodit të Punës dhe administrimit të stafit;
  • Aftësi organizative dhe komunikimi shumë të mira;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word);
  • Njohuri e programit Microsoft Dynamics (Navision NAV) përbën avantazh.

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 69 403 8566.
 


Apply WhatsApp
Back
Top