• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Senior, Sektori i Perputhshmerise dhe Parandalimit te Pastrimit te Parave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Specialist Senior, Sektori i Perputhshmerise dhe Parandalimit te Pastrimit te Parave
Departamenti : Sekretariati Korporativ

Objektivat Kyçe

Ndikon vazhdimisht zbutjen e rrezikut që mund ta ekspozojë OBA ndaj çështjeve të AML / CFT.

Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Të ketë aftësi për të përfaqësuar me profesionalizëm degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania.
  • Analizon ekspozimin bankar ndaj rrezikut te AML dhe zbulon rreziqet potenciale;
  • Përgjegjës për dhënien e mendimeve dhe vlerësimin e dosjeve / transaksioneve të klientëve / rasteve të tjera;
  • Përgjegjës për të mbajtur korrespondencën me DPPPP/FIU, BSH ose autoritetet e tjera;
  • Monitorim i transaksioneve / klientëve dhe raportimi i rasteve të dyshimta në DPPPP;
  • Përgjegjës për vlerësimet vjetore të riskut në nivel banke;
  • Ndihmon stafin e degëve në analizimin e rasteve të gjeneruara nga mjetet e filtrimit, raste të tjera;
  • Ndjekja e rekomandimeve të auditimit;
  • Mbulon të gjitha temat/detyrat e lidhura me embargot dhe sanksionet të sektorit;
  • Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet e bazuara në legjislacionin lokal dhe rregulloret e Grupit që lidhen me PP / FT;
  • Implementimi i kontrolleve për të siguruar përputhjen me rregulloret, procedurat e udhëzimeve dhe standardet e Grupit;
  • Analiza strategjike për përdorim nga menaxherët për vendim marrje;
  • Punon si zëvendësues i specialistëve të tjerë të sektorit dhe / ose kryen ndonjë detyrë tjetër i caktohet kur kërkohet;
  • Të ofrojë trajnime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe për çështjet e përputhshmërise tek personeli i bankës;
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kërkuara nga mbikëqyrësit, Autoriteti Përgjegjës dhe Grupi;
  • Kryen kontrolle në fushën e mbikëqyrjes së përhershme;
  • Të përpunojë dhe shpërndajë topologji te PP/FT periodikisht për të gjithë stafin;
  • Përgatitja e materialeve dhe trajnimi i stafit të ri për aktivitetet e Sektorit të Përputhshmërisë dhe AML.
  • Merr pjesë në projekte;
Kualifikime të Nevojshme
  • Diplomë universiteti në Ekonomi (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Të ketë minimumi prej 2 vjet përvojë në fushën PP/FT;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze është e domosdoshmëri, gjuhë të tjera konsiderohen avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike (të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mirë i excel);
  • Njohuri për proceset bankare dhe ligjit / rregulloret përkatëse për fushën e PP/FT;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantim i qartë i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;
  • Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;
  • I aftë të punojë në grup;
  • I vetë-motivuar, i mirë organizuar, sistematik dhe diskret
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al .
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 30 Nëntor 2021.
 


Apply
Back
Top