Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Sektori i Sigurise se IT dhe Kartave
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Specialist, Sektori i Sigurise së IT dhe Kartave
Departamenti: Departamenti i Sigurisë
Divizioni: Operacional
Objektivat Parësore
Kryen vlerësime dhe analiza lidhur me kërcënimet për sigurinë e informacionit, dhe impaktin e tyre në aplikacionet e TI, në sistemet informatike, në infrastrukturë, në kanalet e komunikimit duke u bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira. Rekomandon dhe implementon zgjidhje për forcimin e sigurisë së informacionit në sistemet dhe rrjetet e Bankës.
Rolet Kyçe dhe Përgjegjësitë
Afati i fundit i aplikimeve është 10 Nentor 2021.
Departamenti: Departamenti i Sigurisë
Divizioni: Operacional
Objektivat Parësore
Kryen vlerësime dhe analiza lidhur me kërcënimet për sigurinë e informacionit, dhe impaktin e tyre në aplikacionet e TI, në sistemet informatike, në infrastrukturë, në kanalet e komunikimit duke u bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira. Rekomandon dhe implementon zgjidhje për forcimin e sigurisë së informacionit në sistemet dhe rrjetet e Bankës.
Rolet Kyçe dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon dhe heton incidentet lidhur me sigurinë e informacionit dhe përmirëson planin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike
- Siguron që të gjitha pajisjet fundore janë në përputhshmëri ndaj standarteve të sigurisë me përditësimet më të fundit, antivirus, eleminimin e pikave të dobta etj
- Implementon dhe administron zgjidhje për sigurinë e infrastrukturës informatike si IPS / IDS, SIEM, Antivirus, Vulnerability Scanner dhe zgjidhje të tjera lidhur me sigurinë e informacionit.
- Koordinimi me departamentet e tjera dhe komunikimi lidhur me koncepte për sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike
- Merr pjesë në hartimin, vendosjen, menaxhimin dhe përmirësimin e infrastrukturës informatike
- Bashkëpunon me ekipe të ndryshme në Departamentin e TI për të gjetur dhe propozuar zgjidhje që plotësojnë nevojat e biznesit
- Kryen kontrolle periodike lidhur me rishikimin të drejtat të përdoruesëve.
- Merr pjesë aktive në menaxhimin e rasteve fraud me karta dhe mbarëvajtjen e zgjidhjeve anti-fraud
- Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit ose një diplomë tjetër që siguron një arsim minimal në një ose më shumë fusha të identifikuara më lart dhe përfshin zhvillimin ose adaptimin e aplikacioneve, sistemeve ose rrjetave kompjuterike; ose kombinime ekuivalente të përvojës dhe arsimimit.
- Dy vjet përvojë minimale në fushën e sigurisë duke përfshirë eksperiencën në çështjet e sigurisë kibernetike dhe në atë të sigurisë për infrastrukturën e rrjetit (eksperienca në bankë ose institucione të tjera financiare do të ishte një plus)
- Njohuria me industrinë e shërbimeve financiare përbën avantazh
- Njohuri shumë të mira lidhur me proçedurat, metodologjitë dhe standardet ndërkombëtare të Sigurisë së Informacionit (ISACA, ISO 27001, PCI DSS etj).
- Njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit, menaxhimit të projekteve, aplikacioneve të biznesit, sistemeve të bazës së të dhënave, infrastrukturës së rrjetit, operacioneve të sistemeve të informacionit, mirëmbajtjes
- Kërkohet niveli i avancuar i gjuhës angleze
- Aftësia për të komunikuar koncepte teknike dhe të lidhura me sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe gojë.
- Aftësi të forta analitike.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me mbikëqyrje minimale ose si pjesë e ekipeve të integruara.
- Aftësia për t'u përshtatur me lehtësi ndaj ndryshimeve në teknologjinë e informacionit dhe për të mësuar shpejt dhe përdorur mjete dhe metodologji të reja.
- Njohuri praktike mbi sistemet e sigurisë dhe njohuri të mira të zgjidhjeve lidhur me sigurinë në treg (p.sh. Firewall, DMZ, SSL / IPSec VPN, Proxy, Remote Access, PKI)
- Njohuri të mira lidhur me infrastrukturën e rrjetit (LAN, WAN, WiFi, routers, switches)
- Njohuri të mira të protokolleve të komunikimit në rrjet (Ethernet, TCP/IP, etc)
- Preferohen kandidatë me përvojë mbi 4 vjet në fushën e Teknologjisë së Informacionit
- Njohuri teknike për sistemet e operimit dhe për një gamë të gjerë të teknologjive lidhur me sigurinë, si pajisjet e sigurisë në rrjet, zgjidhjet kundër malware dhe mjetet e sigurisë në pajisjet fundore;
- Njohuri për infrastrukturën e rrjetit, përfshirë routers, switches, firewalls dhe protokollet të komunikimit në rrjet
- Njohuri dhe përvojë me parimet e menaxhimit të identitetit dhe aksesit (IAM), ndryshimin e proceseve dhe mjeteve të menaxhimit;
- Përvojë në krijimin e rrjeteve kompjuterike, sistemeve dhe arkitekturave të sigurta
- Përvojë e drejtpërdrejtë me aplikacionet për antivirus, zbulimin e ndërhyrjeve (IDS), firewalls dhe filtrimin e përmbajtjes.
Afati i fundit i aplikimeve është 10 Nentor 2021.
Apply