• Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Sektori i Parandalimit të Pastrimit të Parave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist, Sektori i Parandalimit të Pastrimit të Parave

Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit per aplikim eshte: 11 Prill 2023


Pozicioni : Specialist ne Sektorin e Parandalimit te Pastrimit te Parave
Departamenti : Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave
Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universiteti në Ekonomi (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme;
  • Një minimum prej 2 vjet përvojë në fushën PP/FT;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze si një domosdoshmëri dhe gjuhë të tjera konsiderohen si një plus;
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike (të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel);
  • Njohuri për proceset bankare dhe ligjit / rregulloret perkatese per fushen e PP/FT;
  • Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;
  • Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;
  • I afte të punojë në grup;
  • I vetë-motivuar, i mirë organizuar, sistematik dhe diskret.
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Analizon ekspozimin bankar ndaj rrezikut te AML ne baze ditore ose gjate fushates se vleresimit te riskut ne nivle banke dhe propozon masa efektive dhe eficente per te mitiguar keto risqe;
  • Analiza strategjike per perdorim nga menaxherët per vendim marrje;
  • Përgjegjës për dhënien e mendimeve dhe vlerësimin e dosjeve / transaksioneve të klientëve / rasteve të tjera;
  • Përgjegjës për të mbajtur korrespondencën me DPPPP/FIU, BSH ose autoritetet e tjera;
  • Monitorim i transaksioneve / klientëve dhe raportimi i rasteve të dyshimta në DPPPP;
  • Përgjegjës për vlerësimet vjetore të riskut në nivel banke;
  • Ndihmon stafin e degëve në analizimin e alerteve të gjeneruara nga mjetet e filtrimit apo raste te tjera te lidhura me PP/FT;
  • Mbulon të gjitha temat/detyrat e lidhura me embargot dhe sanksionet qe lidhen me transaksione ose dosjet e klienteve;
  • Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet e bazuara në legjislacionin lokal dhe rregulloret e Grupit që lidhen me PP/FT;
  • Implementimi i kontrolleve për të siguruar përputhjen me rregulloret, procedurat e udhëzimeve dhe standardet e Grupit;
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kërkuara nga mbikëqyrësit, Autoriteti Përgjegjës dhe Grupi;
  • Pergatitja e materialeve dhe trajnimi i stafit te ri ose ekzistues ne lidhje ceshtjet per PP/FT dhe praktikat bankare;
  • Të përpunojë dhe shpërndajë topologji te PP/FT periodikisht për të gjithë stafin;
  • Merr pjesë në projekte;
  • Ndjekja e rekomandimeve të auditimit;
  • Punon si zevendesues i specialistëve të tjerë të sektorit dhe / ose kryen ndonjë detyrë tjetër i caktohet kur kërkohet.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 11 Prill 2023.
 


Apply
Back
Top