• Tirane, ofrohet vend pune Specialist per Rimëkëmbjen dhe Ndërhyrjen e Jashtezakonshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Pozicioni : Specialist per Rimëkëmbjen dhe Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme
Sektori: Sektori ALM
Departamenti: Departamenti i Financës dhe Zhvillimit Strategjik
Divizioni: Divizioni i Financës dhe Riskut

Objektivat Kryesore:

  • Të sigurojë informacion cilësor në përputhje me kërkesat e Bankës së Shqipërisë/Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme (NJ) dhe grupit lidhur me kërkesat e ndërhyrjes së Jashtëzakonshme
  • Të bashkëpunojë dhe të koordinojë punën me strukturën përgjegjëse në përgatitjen e planit të rimëkëmbjes të Bankës dhe raportimeve përkatëse
  • Të kontribuojë në ndërtimin e skenarëve të stresit kryesisht lidhur me rrezikun e liquiditetit sipas kërkesave të ndryshme rregullatore
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Vlerësim dhe përditesim i Planit të Rimëkëmbjes së Bankës lidhur me skenarët e rrezikut të likuiditetit dhe tregut
  • Monitorim dhe raportim periodik i indikatorëve të paralajmërimit të hershëm të rrezikut të likuiditetit pjesë e Planit e Rimëkëmbjes dhe Planit të Emergjencës së Likuiditetit
  • Ndjek procesin e mbledhjes së informacionit me strukturat përgjegjëse dhe raporton infomacionin e kërkuar në kuadër të ndërhyrjes së Jashtëzakonshme sipas ANJ dhe kërkesave të Grupit.
  • Person kontakti për strukturat e tjera në Bankë lidhur me informacionet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme
  • Raporton dhe monitoron sipas Bankës së Shqipërisë dhe Grupit, lidhur me kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara
  • Vlerësim dhe përditësim i skenarëve të stresuar të liquiditetit duke përfshirë dhe stres-testet e likuiditetit me fokus Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme.
  • Vlerësim dhe raportim për Bankën e Shqipërisë dhe Grupin i funksioneve kritike dhe shërbimeve të Bankës.
  • Hartimi i rregulloreve dhe procedurave përkatëse
  • Detyra të tjera që mund të kërkohen nga supervisorët

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë në Ekonomi dhe Financë, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë profesionale në profile të ngjashme pune
  • Njohje e rregulloreve të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe të rrezikut të Likuiditetit dhe aftësi për të përgatitur analiza dhe raporte për rregullatorët.
  • Njohuri të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe financës
  • Njohuri shumë të mira të sektorit bankar, produkeve dhe shërbimeve
Aftësi të tjera

  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, sidomos Microsoft Excel dhe PPT
  • Njohuri të Microsoft Access, VBA environment apo programeve të tjera të përpunimit të të dhënave do të konsiderohen avantazh
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe ndërveprimi dhe departamentet e tjera
  • Aftësi për të mësuar shpejt dhe për të punuar i/e pavarur
  • Aftësi shumë të mira raportimi dhe analitike
  • I/e aftë të punojë nën presion dhe të respektojë afatet e përcaktuara
  • Vëmendje mbi detajet
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 29 Maj 2022.
 


Apply
Back
Top