• Tirane, ofrohet vend pune Specialist në Sektorin e Brandit dhe Komunikimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist në Sektorin e Brandit dhe Komunikimit
Pozicioni: Specialist ne Sektorin e Brandit dhe Komunikimit
Departamenti: Marketing dhe Komunikim, PR

Objektivat Parësore

  • Të ndihmojë në përgatitjen e planit të marketingut, duke përfshirë buxhetin dhe strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë
  • Të hartojë taktika të marketingut për të gjitha kanalet e komunikimit, në përputhje me strategjinë e Departamentit të Marketingut, strategjinë e OTP Bank Albania, si dhe udhëzuesit dhe pritshmëritë e OTP Group.
  • Të nisë dhe menaxhoje fushatat e produkteve dhe markës
  • Të sigurojë zbatimin e planeve taktike të marketingut dhe aktiviteteve të PR në përputhje me strategjinë e Bankës
  • Të kontribuojë në zhvillimin e sektorit, duke sjellë ide të reja bazuar në tendencat e fundit të industrisë dhe tregut vendor dhe global.
  • Të ketë njohuri mbi mediat sociale dhe të propozojë zgjidhje kreative për përmbushjen e nevojave të ndryshme të komunikimit
  • Të mendojë dhe veprojë ne kuader të parimeve të Brand-it
  • Të sigurojë që buxheti i alokuar të jetë i optimizuar, monitoruar dhe raportuar saktë
  • Të keni mendësi të orientuar drejt digjitalizimit
Objektivat Operacionale:
Përgjegjës për komunikimin në lidhje me:

  • Ndjekjen e përditshme me agjencitë e kontraktuara (kreative, blerje mediatike, dixhitale)
  • Të kontribuojë aktivisht në komunikimin strategjik të bankës
  • Të sjellë dhe zbatojë ide të reja për të gjitha kanalet e komunikimit
  • Të shkruajë përmbajtje për kanale të ndryshme (media sociale, website, artikuj PR)
  • Komunikimi i aktiviteteve të Bankës
  • Të koordinojë me departamentet e brendshme për përfundimin e faturimit dhe procedurave të tjera të ndërlidhura
  • Të monitorojë dhe raportojë mbi performancën dhe rezultatet e fushatës
  • Të arrijë objektivat dhe KPI-të e paracaktuara
  • Përgjegjës për aplikimin korrekt të Identitetit të Korporatës në të gjitha kanalet e komunikimit
Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Propozon ide marketingu për të forcuar pozicionimin e markës dhe komunikimin e produkteve
  • Përmirësimi i komunikimit në kanalet ekzistuese dhe propozimi i kanaleve dhe mjeteve të reja bazuar në grupin e synuar
  • Krijimi i përmbajtjes
  • Përgjegjës për të gjitha kanalet e jashtme të komunikimit të Bankës
  • Propozon aktivitete komunikimi për produktet e reja dhe grupet e synuara
  • Vazhdimi i marrëdhënieve të medias me agjencinë e kontraktuar (kontratat, planet mediatike, reklamat televizive dhe materiale të tjera, faturimi, ekzekutimi i buxhetit dhe raportimi)
  • Koordinimi me agjencitë e kontraktuara
  • Sigurimi i cilësinë e komunikimit në të gjitha kanalet
  • Krijimi dhe menaxhimi i aktiviteteve Employer Branding
  • Mbështetja e eventeve dhe aktiviteteve PR
Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në ekonomi, marketing, komunikim ose fusha të tjera të ngjashme
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e marketingut, brandimit, mediave sociale
  • Njohja me punën në fushatat reklamuese B2B dhe B2C dhe aftësia për të bërë çdo fushatë marketingu të dallueshme mes turmës
  • Përvoja e punës në marketingun e mediave sociale dhe ndërgjegjësimi për platformat e ndryshme të mediave sociale dhe përmbajtjen që duhet të përfshihet në secilën prej tyre
  • Përvojë praktike në përdorimin e platformave të menaxhimit të përmbajtjes si WordPress
  • Njohuri të SEO, Google Ad Words, Facebook & Instagram me pagesë
  • Pikëpamja strategjike e elementeve të ndryshme të marketingut dhe markës dhe aftësia për t’i kombinuar të gjitha së bashku në një qasje holistike ndaj aktiviteteve të përditshme
  • I orientuar ndaj të dhënave me një dhunti të fortë krijuese
  • Aftësi për të prodhuar përmbajtje të shkruar në shqip dhe anglisht
  • Njohja e produkteve bankare përbën avantazh
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • Aftësi për të bashkëpunuar në grup dhe gjithashtu për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Aftësia për të zgjidhur shumë detyra komplekse njëkohësisht
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Aftësi të shkëlqyera prezantuese
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës MSOffice
  • Njohuri të gjuhës angleze
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it [COLOR=#000000]humanresources@otpbank.al[/COLOR]. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 23 Janar 2023.

 


Apply
Back
Top