• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Marketingu

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  3. Marketing
  4. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. italisht
Në emër të një prej klientëve tanë Kreston Albania kërkon të punësojë një individ në pozicionin Specialist Marketingu me eksperiencë në zhvillimin dhe implementimin e strategjive të rritjes eksponenciale për produkte dhe shërbime, duke përdorur teknologji dhe të dhëna për të maksimizuar rezultatet.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Analizimi i të dhënave për të identifikuar mundësi për rritje dhe përmirësim.
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive inovative të rritjes se kompanise.
  • Përdorimi i analizave dhe matrikave për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së iniciativave të rritjes së kompanise.
  • Eksperimentimi me kanale dhe taktika të reja për të arritur objektivat strategjike.
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut dixhital në kanale të ndryshme (SEO, SEM, rrjetet sociale, email marketing, etj.).
  • Identifikimi dhe zbatimi i teknikave të automatizimit të marketingut për rritjen e efikasitetit.
  • Monitorimi dhe analizimi i metrikave të konvertimit dhe sugjerimi i përmirësimeve.

Kërkesat:

  • Diplomë në Marketing, Biznes, Informatikë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri të thelluara të mjeteve qe mundesojne te dhena analitike te performances te Web (p.sh., Google Analytics, Tableau, etj.).
  • Eksperiencë me platformat e marketingut dixhital.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Kreativitet dhe aftësi për të menduar jashtë kornizave tradicionale.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe në ndryshim të shpejtë.

Kushtet e punës:

Roli, përfitimet dhe mundësitë e zhvillimit do të përcaktohen bazuar në aftësitë, kompetencat dhe eksperiencën e kandidatit të përzgjedhur.

Nëse plotësoni kriteret dhe jeni të interesuar për këtë mundësi, ju ftojmë të aplikoni!
 


Apply
Back
Top