• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Logjistike në Magazinë

Alumil Albania LLC, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km 7, ka operuar në Shqipëri që nga viti 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve alumini në tregun shqiptar.
Alumil Albania LLC është pjesë e ALUMIL S.A. me seli në Selanik-Greqi, e cila është grupi më i madh privat i ekstrudimit të aluminit në Europën Juglindore në terma të kapacitetit të prodhimit, për sisteme të plota të profileve alumini.
Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë një punonjës të përvojësuar në pozitën vijuese:

Specialiste Logjistike në Magazinë


Objektivi i Pozitës:Kryen të gjitha detyrat që kërkojnë përdorimin e ERP (shitjet, financat, blerjet, stoqet). Informon klientët për gjendjen e porosisë, balancat dhe pagesat.

Detyrat Kryesore:

  • Monitoron porositë e klientëve
  • Përgjigjet për pyetjet e klientëve në lidhje me gjendjen e porosisë
  • Regjistron porositë e klientëve në ERP dhe dërgon konfirmime klientëve
  • Jep letrat e transportit, faturat dhe Proforma
  • Kontrollon vlefshmërinë e çmimeve në fatura dhe Proforma
  • Regjistron pranuesit/pagesat nga klientët në ERP
  • Përputh pagesat me faturat e përcjella
  • Regjistron shpenzimet e depove në ERP
  • Regjistron pranuesit dhe faturat nga furnizuesit në ERP
  • Aktivizon kodet e artikujve në ERP
  • Monitoron balancat e klientëve dhe kontakton për pagesa
  • Menaxhon arkivin për dokumentet e nevojshme
  • Mban listën e përditshme të pranishmërisë së punonjësve dhe informon departamentin e pagesave
  • Merr pjesë në numërimin vjetor të stoqeve

Kërkesat:

  • Preferohen kandidate me eksperience 1-2 vjecare në pozicione të ngjashme (përdorimi i ERP dhe eksperience me inventare, shitjet, arketime)
  • Preferohen kandidate me bachelor në ekonomi/administrim biznesi/inxhineri.
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze
  • Preferohen kandidate me njohuri mbi programet e MS Office dhe atyre Financiare si Finance 5, Navizion, Alphaweb
  • Social dhe e aftë për të ndërtuar marrëdhënie ndërvepruese me kliente dhe bashkëpunëtorë
  • Aftësi për të komunikuar dhe menduar analitikisht
  • Aftësi për të punuar nën presion

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në anglisht me një foto të fundit deri më
31 janar në hr.albania@alumil.com, duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikoni.

Lutemi të kini parasysh se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top