• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Ligjor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Ligjor Departamenti: Ligjor Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Ofrimi i asistencës ligjore për Balfin Real Estate and Hospitality.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Dhënia e opinioneve ligjore për çështje që ngrihen nga shoqëria sipas nivelit të caktuar të kompleksitetit;
  • Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që do të lidhen mes palëve të treta dhe shoqërisë;
  • Rishikimin e kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme të një niveli jo kompleks, që do të lidhen mes palëve të treta dhe shoqërisë, si dhe reflektimi/ konsolidimi i komenteve të ardhura nga departamentet e linjës, sipas udhëzimeve dhe punëve të dhëna nga Drejtuesi i Departamentit. Verifikimi dhe plotësimi i tyre me dokumentacionin integrues apo mbështetës (si psh. shtojca, prokura, vendime asambleje, ID, ekstrakte etj.);
  • Dhënia e konfirmimeve ligjore për kontratat real estate për projekte të caktuara;
  • Hartimin e vendimeve të asamblesë të shoqërisë, akteve, njoftimeve apo autorizimeve që nevojiten përkatësisht nga departamentet e shoqërisë;
  • Informon Shoqërinë për ndryshimet ligjore që impaktojnë veprimtarinë e shoqërisë, duke dërguar aktet ligjore/ nënligjore përkatëse rregullisht dhe asiston/ përgatit legal framework të shoqërisë sipas kërkesës;
  • Përgatitja e dokumenteve ligjore lidhur me aplikimin pranë institucioneve shtetërore dhe asistenca e departamentit të financës në këtë proces ose departamenteve të tjera të ndërlidhura;
  • Asiston Drejtuesin e Departamentit ose konsulentë të jashtëm në përgatitjen e dokumenteve për çështje të ndryshme ligjore/ gjyqësore të shoqërisë;
  • Asiston në përgatitjen e dokumenteve të ndryshëm ligjore që nevojiten nga zyrat e përfaqësimit të shoqërisë jashtë vendit;
  • Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen në kuadrin e asistencës ligjore.

Eksperiencat e punës:

  • Përvojë më shumë se 3 vjet si këshillues ligjor në subjekte private ose shtetërore.

Aftësi të tjera:

  • Minimalisht diplomë bachelor në juridik;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Njohuri dhe kuptim i mirë i ligjit dhe procedurave të korporatës;
  • Shkallë e lartë e etikës profesionale dhe integritetit;
  • Shkathtësi në komunikim me shkrim dhe të folur;

Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/01/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top