• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Kontabiliteti dhe Taksave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar,
shpall konkurrimin
për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Kontabiliteti dhe Taksave për Zyrën Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  • Të ketë kualifikim Master ose Diplomë sipas sistemit para aplikimit të Kartës së Bolonjës në Financë Kontabilitet;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të standarteve nderkombetare te kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor;
  • Të ketë të pakten 2 vite pune në këtë profesion. Janë të preferuar ata kandidatë që kanë punuar në institucione bankare ose kompani audituese.
  • Të ketë njohuri shume të mira të programeve të Office, në menyrë të vecantë të Excel;
  • Të ketë njohura shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftesi shumë te mira komunikuese dhe i suksesshëm ne punen ne grup.
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Ndjek kontratat me furnitorët, përgatit faturat e blerjes/shitjes sipas termave të kontratës dhe i shpërndan brënda afateve të përcaktuara.
  • Kryen pagesën e faturave në sistem ,ndjek dhe rakordon furnitorët sipas afateve të përcaktuara.
  • Ndjek veprimet me bankën dhe arkën,
  • Pergatit urdher pagesat per banken
  • Bën përllogaritjen dhe ndjekjen e shpenzimeve te ndryshme.
  • Ndjek deklarimet dhe veprimet me taksat
  • Është përgjegjëse për “Pety CASH” e shoqërisë, :
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Fotografi (1 copë);
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 10 Tetor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top