• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Kontabiliteti dhe Raportimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar,
shpall konkurrimin
për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Kontabiliteti dhe Raportimi për Zyrën Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  • Të ketë kualifikim Master ose Diplomë sipas sistemit para aplikimit të Kartës se Bolonjës në Financë Kontabilitet ;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi raportet financiare dhe analizat të pasqyrave financiare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi standartet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe standartet të kontabilitetit dhe raportimit të Bankës së Shqipërisë;
  • Të ketë njohuri shume të mira te programeve te Office, në mënyrë të vecantë të njohurive te zgjeruara te programit “Excel” dhe programe te tjera
  • Të ketë të pakten 5 vite punë në ketë profesion. Janë te preferuar ata kandidatë që kanë punuar në institucione financiare ose kompani audituese.
  • Të ketë njohura shumë të mira te gjuhës angleze,
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe i suksesshëm në punën në grup
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Përgatit raportet periodike financiare dhe pasqyrat e ndryshme brenda afateve dhe formateve të percaktuara.
  • Mirëmban dhe përditëson strukturat e llogarive dhe qendrave përkatëse të kostove.
  • Koordinon dhe siguron të dhënat për auditimet e brendshme dhe të jashtme.
  • Monitoron dhe ndjek, kontrata dhe detyrimet me furnitore dhe kreditore te ndryshem dhe perputhshmerine e tyre
  • Asiston në formulimin e buxhetit në përputhje me politikat dhe udhëzimet e buxhetimit.
  • Pergjegjes per menaxhimin e cash dhe te likuiditetit, llogarive bankare dhe aktivitetet e pagesave.
  • Pergjegjes per ndjekjen e risqeve te Likuiditetit, te kursit te kembimit dhe normes se interesit
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesë për punësim;
2. Curriculum Vitae;
3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
4. Fotografi (1 copë);

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 10 Tetor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top