• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin Specialist Jurist , për Zyrën Qendrore.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  1. Te kete kualifikim Master ose Diplome sipas sistemit para aplikimit te Kartes se Bolonjes ne Juridik;
  2. Eksperiencë minimumi 2 vjet si Jurist ne fushen e biznesit dhe/ose ne fushen e çeshtjeve gjyqesore dhe permbarimore.
  3. Njohuri të mira lidhur me funksionimin dhe aspektin ligjor te sistemit bankar dhe financiar ne Shqiperi;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira profesionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  5. Përvoja në bankë apo insituticion financiar Jo-Banke do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  6. Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  1. Jep opinione/udhëzime për dokumentacionin ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet institucionale me klientelën dhe Sherbimin Permbarimor privat.
  2. Shqyrton dokumentacionin e duhur të kolateralit dhe të kredisë, si dhe interpreton ndikimin e ligjeve, të rregulloreve, të politikave te shoqerise dhe të procedurave të ndryshme.
  3. Eshtë përgjegjës për të siguruar përputhjen ligjore, duke perceptuar sjelljen në rrezik të Huamarrësit, dhe të Bashkëgarantuesit, ashtu sikurse përcaktohet në Manualin e Administrimit të Kredisë dhe në Politikat e Kreditimit të Fondit Besa SHA.
  4. Mban marredheniet me Sherbimin Permbarimor privat, ndjek ekzekutimin e kolateralit nga permbaruesit gjyqesor, perpilon shkresat dhe korespondencat perkatese te procedurave permbarimore.
  5. Jep asistence ligjore, drafton dhe rishikon kontrata apo marrëveshje të ndryshm si dhe shkruan raporte, mendime, korrespondenca dhe shkresa të tjera ligjore.
  6. Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

Kërkesë për punësim;
Curriculum Vitae;
Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;
Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
Fotografi (1 copë)

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 10 Korrik 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet : www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top