• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Jurist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin Specialist Jurist , për Zyrën Qëndrore.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Te kete kualifikim Master ose Diplome sipas sistemit para aplikimit te Kartes se Bolonjes ne Juridik;
  • Eksperiencë minimumi 2 vjet si Jurist ne fushen e biznesit dhe/ose ne fushen e çeshtjeve gjyqesore dhe permbarimore;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin dhe aspektin ligjor te sistemit bankar dhe financiar ne Shqiperi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira profesionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë apo insituticion financiar Jo-Banke do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Jep opinione/udhëzime për dokumentacionin ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet institucionale me klientelën dhe Sherbimin Permbarimor.
  • Shqyrton dokumentacionin e duhur të kolateralit dhe të kredisë, si dhe interpreton ndikimin e ligjeve, të rregulloreve, të politikave te shoqerise dhe të procedurave të ndryshme.
  • Eshtë përgjegjës për të siguruar përputhjen ligjore, duke perceptuar sjelljen në rrezik të Huamarrësit, dhe të Bashkëgarantuesit, ashtu sikurse përcaktohet në Manualet/Rregulloret e Administrimit të Kredisë dhe në Politikat e Kreditimit të Fondit Besa SHA.
  • Mban marredheniet me Sherbimin Permbarimor, ndjek ekzekutimin e kolateralit nga permbaruesit gjyqesor, perpilon shkresat dhe korespondencat perkatese te procedurave permbarimore.
  • Jep asistence ligjore, drafton dhe rishikon kontrata apo marrëveshje të ndryshme si dhe shkruan raporte, mendime, korrespondenca dhe shkresa të tjera ligjore.
  • Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;
  • Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  • Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;
  • Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  • Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 31 Janar 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
- [B]mfi@besa.org.al[/B]
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në
internet : www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top