• Tirane, ofrohet vend pune Specialist IT Audit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Auditor, pranë Departamentit të Auditit të Brëndshëm, për Zyrën
Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë – Informatikë Ekonomike;
· Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
· Eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike;
· Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
· Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
· Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
· Njohuri të mira në gjuhët e programimit.
· Njohuri të mira në SQL server / Oracle;

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

· Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT.
· Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
· Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
· Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
· Të ofrojë aftësi të mira në mënaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesë për punësim;
2. Curriculum Vitae;
3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
6. Fotografi (1 copë);

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 20 Janar 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top