• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Inventari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Pozicioni I punë: Specialist Inventari

Përshkrimi

"Ditë e Natë", rrjeti më i madh i farmacive në Shqipëri, pjesë e Delta Pharma Group, një kompani farmaceutike lider në Shqipëri dhe në Ballkanin Jugor, po zgjeron stafin e saj. Me mbi 90 lokacione në qytetet kryesore si Tirana, Shkodra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Fieri, "Ditë e Natë" Ditë e Natë punon fortë çdo ditë për të përmbushur nevojat tuaja, duke kombinuar avantazhet e farmacisë pranë shtëpisë suaj me forcën e një kompanie të madhe serioze, ku në fokus është cilësia e produkteve dhe siguria e origjinës së tyre.

Detyrat
  • Ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar gjendjen e saktë të inventarëve në farmacitë dhe magazinat e Ditë e Natë, përkatësisht:
  • Njihet me kategorizimin dhe grupimin e të gjithë produkteve;
  • Organizon numërim produktesh në tërësi apo pjesërisht në farmaci dhe magazinë;
  • Evidenton diferencat dhe ndërmjetëson me palët e përfshira për sqarimin e tyre;
  • Evidenton dëmet ekonomike në rastin e diferencave të pajustifikuara.
Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar studimet e lartë në një nga fushat ekonomik;
  • Të paktën 2 vjet përvojë të mëparshme në profesion, përvoja në inventarizime përbën avantazh;
  • Aftësi të forta numerike, orientim ndaj detajeve dhe aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi;
  • Njohje e gjuhës angleze. Leje për drejtim automjeti;
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve MS Excel dhe sistemeve për menaxhim biznesi.
Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV- ne ne adresen e email: aplikime@ditenate.al ose në numrin e telefonit +355675000980
 


Apply WhatsApp
Back
Top