• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Shërbimit të Klientit, dega Fushë-Krujë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Rreth nesh

ECFA Sh.a është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionist degën Fushë-Krujë .


Përshkrimi i detyrave

√ Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.

√ Vlerësimi I dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.

√ Organizimi I dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve te percaktuara në procesin e kredidhënies.

√ Menaxhimi I kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.

√ Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi I arkës sipas standarteve të duhura.

√ Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.


Kërkesat kryesore

√ Diplomë Universitare.

√ Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar).

√ Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.

√ Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

√ Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.

√ Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.

√ Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftesi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.


Benefitet

√ ECFA sha dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese



Instruksione mbi aplikimin

Nëse ju e vlerësoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë ne rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/4819e924-1b12-4bbc-a290-43def64b0c84
 


Apply
Back
Top