• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Sektorit të Produkteve & Proceseve të Kredisë Hipotekore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Sektorit të Produkteve & Proceseve të Kredisë Hipotekare

Pozicioni : Specialist
Sektori: Sektori i Zhvillimit të Produkteve & Proceseve të Kredisë Hipotekore
Departamenti: Departamenti i Zhvillimit të Biznesit Individë

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplome universitare, preferohet Ekonomik
  • Të ketë eksperiencë bankare 5 vjecare. Preferohet eksperienca në fushën e bankingut retail dhe/ose produktet e kredisë.
  • Të ketë dëshirën për të punuar me departamente të tjera/palë të treta dhe i/e orientuar drejt punës në grup.
  • Të jetë i/e vetëmotivuar dhe energjik duke kërkuar mbikqyrje minimale nga eprori
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe i/e aftë të komunikojë dhe arsyetojë në gjuhën angleze.
  • Aftësi të mira analitike dhe interpretuese të rezultateve dhe statistikave të ndryshme;
  • I/E vendosur, i gatshëm për të pranuar sfida të reja dhe për t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem të dukshëm;
  • I/E hapur ndaj ndryshimeve që mund të ndodhin.
  • Aftësi të shkëlqyera në paketën Office sidomos në Databazen Excel dhe PP, si për prezantime ashtu edhe për përpunim të tyre.
Objektivat Primare:

  • Impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimet e të gjitha aspekteve të produkteve ekzistuese të kredisë, duke kontribuar në rritjen e volumeve;
  • Dhënia e ideve për zhvillim produktesh të reja dhe menaxhim i plotë i procesit të hedhjes së tyre në treg; Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në realizimin e objektivave të kredidhënies dhe propozimin e hapave konkrete për përmirësime të vazhdueshme;
  • Realizimi brenda afateve i të gjitha detyrave dhe përfshirje aktive në prokjete të ndryshme të bankë të lidhura me sektorin e produkteve dhe proceseve të kredidhënies;
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha produkteve të kredisë për segmentet e klientëve individë në perputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankë
  • Mirëmban informacion të përditësuar për tregun dhe konkurentet dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.
  • Grumbullon informacion nga degët mbi mbarëvajtjen e kredidhënies dhe jep ide për përmirësime të mëtejshme të
  • Mbështetje e vazhdueshme e rrjetit të degëve me cdo lloj informacioni apo raportimi të kërkuar prej tyre.
  • Përgatit raporte në baza të rregullta kohore për ecurinë e portofolit të kredive dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme për të qenë në linje me arritjen e objektivave.
  • Merr pjesë në projekte që lidhen me zhvillimin e produkteve të reja , proceseve përkatëse dhe implementimin e tyre.
  • Përgatit materialet e trajnimeve dhe trajnon rrjetin e degëve për produktet e reja të kredisë ose ndryshimet në produktet ekzistuese.
  • Analizë dhe implementim i ndryshimeve në legjislacione dhe rregulore që impaktojnë produktet apo transparencën e informacionit si edhe raportime rregullative, me frekuenca të rregullta apo në bazë të kërkesave specifike
  • Komunikim dhe bashkëpunim me palët e treta në bazë të marrëveshjeve apo kontratave të firmosura
  • Shkrimi dhe përditësimi i procedurave dhe proceseve të produkteve që menaxhohen në portofol
  • Përgjegjës për projekte të ndryshme të lidhura me produktet e kredisë por edhe me produkte të tjera retail, sipas nevojave të biznesit apo kërkesave të supervisorit
  • Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve dhe në mbledhjen e informacionit rreth konkurrencës në një sërë
  • Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 8 Mars 2023.
 


Apply
Back
Top