• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i përgjithshëm në fushën e ndërtimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin " Specialist të përgjithshëm në fushën e ndërtimit”

Detyrat​

  • Mosha 25 - 55 vjeç.
  • Specialisti duhet të zotërojë më së miri specialitete pune si: Muraturë, armaturë, suvatime etj.
  • Të ketë njohuri në zbërthimin e projekteve.
  • Eksperienca e punës në fushën e ndërtimi.
  • Të jenë të komunikueshëm dhe bashkëpunues.

Kualifikimet​

  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për t’u rritur profesionalisht.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.
  • Paga deri në 100.000 Lekë.
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë.

Shënime​

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Të interesuarit të kontaktojnë në nr: +355 68 40 52 085
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Web: www.agikons.com

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top