• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Menaxhimit te Marredhenieve me Klientet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Menaxhimit te Marredhenieve me Klientet - MMK & Bankingu Dixhital

Tasks

 Mbështetja e zbatimit të shitjeve online / digjiitale për produktet relevante në bashkëpunim me departamentet e tjera të përfshira.
 Përgatitja e modelit, testimi, koordinimi i procesit të Segmentimit të Klientëve Individë bazuar në potencialin e tyre financiar dhe demografik, si dhe vlerësimi i potencialit të klientëve në të ardhmen.
 Monitorimi në mënyrë periodike i rezultateve të procesit të Segmentimit.
 Identifikimi dhe vlerësimi i tendencave që kanë potencial për të ndikuar pozitivisht në biznesin e bankingut me pakicë dhe përkthimi i të dhënave në rezultate kuptimplota dhe vepruese për të mundësuar një shërbim më të mirë për klientët tanë.
 Shtimi dhe ekzekutimi i fushatave në Platformën e Marketingut me qëllim të përmirësimit të strategjisë së biznesit dhe cilësisë së klientëve të synuar.
 Përgatitja e pyetësorëve dhe skenarëve për të gjurmuar reagimet dhe kënaqësinë e klientëve ndaj produkteve dhe shërbimeve të bankës nëpërmjet platformës perkatese.
 Propozimi, përgatitja e Paketave për Individë, duke ofruar më shumë vlerë për klientët e Bankës dhe matja e Përfitueshmërisë së Bankës.
 Propozimi, përgatitja dhe monitorimi i Fushatave Marketing bazuar në prioritetet e Bankës.
 Ndjekja e materialeve marketuese për produktet dhe shërbimet e caktuara.
 Mbështetja e degëve lidhur me produktet, karakteristikat, tiparet, instruksionet dhe marketingun.


Requirements

 Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike ose fakultete të ngjashme.
 Eksperiencë pune të paktën 4 (katër) vite dhe 2(dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
 Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
 Të ketë njohuri të mira për Kompjuterin.
 Të ketë aftësi të mira në SQL, BI Tools, Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, etc.
 Njohuri të përgjithshme në HTML, CSS, JS.
 Preferohet të ketë njohuri të mira në përdorimin e platformës Pega ose platforma të tjera të ngjashme.
 Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
 Të ketë aftësi të mira analitike për të rritur vlerën e organizatës.
 Mprehtësi e fortë e biznesit dhe aftësi për të konceptuar ndryshimet në kushtet e tregut dhe për të nxitur të menduarit novator.
 Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
 Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.


Kandidatet e interesuar duhet te aplikojne nepermjet link: https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search# ose ne website ne www.bkt.com.al deri me 20.02.2023
 
Back
Top