• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i marrjes në sigurim produktet e shëndetit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

Specialist i marrjes në sigurim produktet e shëndetit,
Departamenti i Shëndetit dhe Aksidenteve


Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Të perpilojë oferta për sigurimin personal të individëve dhe SME bazuar në kërkesat që paraqet klienti.
  • Të planifikojë takime me klientët e interesuar në sigurim shëndeti.
  • Të plainifikojë strategji marketing dhe të targetojë klientët të interesuar.
  • Të ketë aftësi shpjeguese dhe të njohë dobitë e mbulimeve në sigurim që ofron.
  • Të jetë i aftë të identifikojë nevojat e klientit.
  • Të lëshojë dokumentat e sigurimit në përputhje me udhëzimet në fuqi.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë. (Ekonomi, shkencat mjekësore, etj)
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Aftësi e demonstruar në prezantim, bindje dhe realizim të shitjes
  • Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 20.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top