Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Marjes ne Sigurim
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
Funksioni: Specialist - Drejtoria e Përgjithshme - Tiranë: 3 vende pune
Drejtoria: Drejtoria e Marrjes në Sigurim dhe Risigurimeve
1. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Kryerja e aktivitetit teknik të marrjes në Sigurim dhe kontrolli i këtij procesi për njësitë e tjera të shoqërisë; realizimi i shitjeve për klientët e Drejtorisë së Përgjithshme për të gjitha produktet.
2. Detyrat kryesore
3. Kriteret;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses se emailit burime.njerezore@eurosig.al
Drejtoria: Drejtoria e Marrjes në Sigurim dhe Risigurimeve
1. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Kryerja e aktivitetit teknik të marrjes në Sigurim dhe kontrolli i këtij procesi për njësitë e tjera të shoqërisë; realizimi i shitjeve për klientët e Drejtorisë së Përgjithshme për të gjitha produktet.
2. Detyrat kryesore
- Merret me veprimtaritë e marrjes në sigurim për klientë të strukturave qendrore dhe vendore;
- Grumbullon dhe analizon informacionin paraprak dhe kryen vlerësimin e riskut;
- Realizon përgatitjen e ofertave;
- Plotëson dokumentacionin e marrjes në sigurim;
- Përgatit kontratat e sigurimit dhe dokumentat e marrjes në sigurim;
- Përgatit dokumentacionin përkatës dhe ndjek realizimin e procesit të bashkësigurimeve, lidhjes se kontratave, marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe faturimit;
- Ndjek procedurat e rinovimi të kontratave;
- Ndjek kryerjen e pagesave të primeve;
- Kryen inspektime dhe përgatit raportet përkatëse të inspektimeve për strukturat qendrore dhe vendore, sipas nivelit të kompetencave;
- Mbështet strukturat vendore për zgjidhjen e problemeve që mund të hasin gjatë veprimtarive të tyre të shitjes;
- Krijon paketa të ndryshme të personalizuara për klientët, pas një analize të portofolit të tyre të sigurimeve;
- Bën marketing te klientë të ndryshëm përmes kontakteve të ndryshme të fituara nga kolegët dhe klientët ekzistues;
- Administron të dhëna/statistika dhe kryen analiza dhe raportime për shitjen dhe marrjen në sigurim;
- Përgatit shkresa me përgjigje dhe konfirmime për institucione dhe banka;
- Përgatit produkte të reja dhe rishikimin e kushteve të përgjithshme të produkteve ekzistuese, sipas kërkesave;
- Përgatit materiale për trajnime.
3. Kriteret;
- Të ketë përfunduar studimet master shkencor/profesional në fushat Ekonomi, Marketing, Inxhinieri, Informatike, Drejtësi. (Kandidatet me mesatare mbi 9 në studimet bachelor/master, të kenë të pakten 2 vjet experiencë pune);
- Të zotërojë gjuhën angleze;
- Eksperiencë pune të paktën 5 vjet;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe pune në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses se emailit burime.njerezore@eurosig.al
Apply