• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Lartë, Njësia e Kontabilitetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Sigurimi i pajtueshmërisë dhe sigurimi i bazës për raportim më të madh financiar. Sigurimi i regjistrimit të duhur dhe garancive të tjera kontabël.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Kryen një sërë procesesh të kontabilitetit duke i procesuar ato në librin e llogarive, dhe nxjerr informacion nga zërat përkatës; Kryen rakordime të llogarive të ndyshme të bilancit dhe pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve;
  2. Ekstrakton dhe përpilon të dhënat financiare sipas kërkesave; mban rekordet përkatëse; Autorizon të gjitha transaksionet e lidhura me fatura dhe dokumenta të tjera gjatë muajit, dhe cdo fund muaji gjeneron raporte nga sistemi i kontabilitetit për zyrën e taksave dhe palët e treta;
  3. Rregjistron të gjitha transaksionet në librin e përgjithshëm të llogarive në baza ditore, në përputhje me politikat kontabël në fuqi;
  4. Hap llogari të reja në sistemin qendror dhe të kontabilitetit.
  5. Kontrollon regjistrimin e aseteve nga specialisti i kontabilitetit sipas kontabilitetit dhe taksave, dhe gjeneron batchin e amortizimit;
  6. Përgatit në baza mujore raportin e interesave, gjobave, komisoneve, tarifave të zyrave të përmbarimit për cdo klient dhe raporton lidhur me diferencat tek Drejtori i Kontabilitetit;
  7. Përgatit dokumentin mbështetës për librin e shitjeve dhe kontrollon dokumentin mbeshtetes te librit te blerjeve;
  8. Përgatit raportin mujor te rakordimit të të gjitha llogarive të pasqyrës së bilancit dhe raporton tek Drejtori i Kontabilitetit;
  9. Përgatit në baza 3 mujore pasqyrën e të ardhurave sipas degëve;
  10. Përgatit raportin e shpenzimeve periodike në baza mujore mbështetur në kontrata ose konfirmime si dhe krijon batchin për këto shpenzime;
  11. Përgatit raportin vjetor të shpenzimeve të panjohura dhe raporton tek Drejtori i Kontabilitetit dhe Drejtori i Financës;
  12. Asiston Drejtorin e Kontabilitetit në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore, tremujore, vjetore mbështetur në IFRS, paketën e konsoliduar të grupit si dhe legjislacionin në fuqi për institucionet financiare jo-banka;

Kërkesat për pozicionin:


  1. Minimumi 3 vjet eksperiencë në fushën e raportimit dhe analizës në institucionet financiare/banka;
  2. Njohuri të mira të standarteve ndërkombëtare të raportimit financiar;
  3. Shumë i saktë dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
  4. Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve;
  5. Aftësi të shkëlqyera raportuese;
  6. Diplomë Universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike apo fusha të tjera të ngjashme.


Si të aplikoni:


Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 27 Korrik 2022 në adresën humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top