• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Lartë Administrate

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
RRETH NESH

ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Lartë Administrate , Administration & HR department.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE
  • Zbaton detyrat që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi, si dhe nga udhëzimet e dhëna nga Drejtori i Administratës.
  • Bashkëpunon me specialistë të departamenteve dhe sektorëve të tjerë të ECFA sh.a., në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara në kontratën e punës, rregulloret e brendshme, përshkrimin e vendit të punës dhe udhëzimet e Drejtorit të Administratës.
  • Asiston në hartimin e planit të punës së Drejtorisë së Administratës.
  • Raporton periodikisht, në përputhje me intervalet e planifikimit të përcaktuara, mbi detyrat e ngarkuara dhe objektivat e realizuara.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngjashme, të ngarkuar nga Drejtori i Administratës.
  • Siguron që të gjitha përgjegjësitë që lidhen me këtë pozicion të kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret e brendshme të institucionit.
  • Organizon dhe planifikon vizita në të gjitha degët, monitoron veprimtarinë e tyre, identifikon problematikat dhe ndërmerr masa korrigjuese, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit e degëve. Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përmirësimin e branding-ut të degëve, në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut dhe Supervizorët.
  • Kryen procesin e inventarizimit të aseteve për Zyrën Qendrore dhe për të gjithë rrjetin e degëve.
  • Monitoron, kontrollon dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me kontratat me palë të treta. Siguron që çdo proces prokurimi të jetë i dokumentuar në mënyrë të rregullt dhe i përfshirë në dosjen fizike të prokurimit, së bashku me vendimet përkatëse të miratimit, si dhe menaxhon vijueshmërinë e procesit të prokurimit.
  • Identifikon mundësi potenciale për zgjerimin e rrjetit të degëve në rajon, në bashkëpunim me Drejtorin Rajonal dhe Supervizorët.
  • Analizon mundësitë për bashkëndarje ambientesh me kompani të tjera të interesuara (si agjenci udhëtimi, agjenci sigurimesh, etj.), si dhe vlerëson fizibilitetin e marrjes me qira të ambienteve të pavarura.
  • Raporton drejtpërdrejt dhe mban përgjegjësi përpara Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Roli i Specialistit ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e përgjithshëm të institucionit.
KËRKESAT KRYESORE
  • Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.
  • Minimumi 3–4 vite përvojë profesionale në sektorin bankar ose mikrofinanciar.
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe komunikim.
  • Aftësi për të punuar dhe menaxhuar detyra nën presion dhe brenda afateve të ngushta.
  • Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.
BENEFITET

√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

· Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/8012db94-7666-4683-b878-411bb9f5a359
 


Apply WhatsApp
Back
Top