Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Kujdesit ndaj Klientit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency në emër të një Klienti është duke kërkuar kandidatë energjik dhe të motivuar për rolin Specialist i Kujdesit ndaj Klientit.
Qëllimi i pozicionit: Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit, duhet të menaxhojnë situata të ndryshme me klientët dhe korrierët: kërkesa, ankesa, sugjerime etj.
Detyrat dhe Pergjegjësite:
1. Monitorim i korrierëve për ecurinë e tyre të punës si:
• Komunikimi me bizneset/ konsumatorët
• Respektimi i kohëve të transportit
• Menaxhimi i problematikave në kohë reale
2. Përgjigje e telefonatave nga bizneset dhe konsumatorët
3. Kontroll, monitorim i porosive
4. Bashkëpunim me kolegët për zgjidhjen e problematikave dhe raportimi i çdo problemi të klientëve/korrierëve tek personat përgjegjës.
Arsimimi: Preferohet diploma universitare.
Përvoja e Punës: Përvojë të mëparshme në pozicion pune lidhur me back office, customer care apo fusha të ngjashme.
Aftësi dhe kërkesa të tjera:
• Aftësi kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e platformave back office me koncept media – biznes – konsumator fundor.
• Njohuri në marketing dhe shitje.
• Duhet të ketë njohuri të mira të hartës së Tiranës
• Disponibilitet për të punuar me turne, preferohet mos të jetë në marrëdhënie shkolle
• Person i përgjegjshëm, bashkëpunues me pjesën tjetër të stafit
• Aftësi shumë te mira komunikimi dhe njohuri shumë të mira gramatikore
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane
Kushtet e Punës
• Puna organizohet në 2 turne (full time job 08:00-00:00)
• 1 ditë pushimi në javë
• Pagesa shumë e kënaqshme
Nëse dëshironi të jeni pjesë e një skuadre dinamike, atëhere dërgoni CV-në duke përcaktuar pozicionin për të cilin po aplikoni në: rekrutim@profesionisti.al
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp