• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Kanaleve Dixhitale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Kanaleve Dixhitale - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Të kontrollojë karakteristikat e produktit në sistemin bankar, Dega Internet, BKT Smart, Bankomat dhe kanale të tjera të përdorura nga banka me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me karakteristikat e produktit.
  • Jep kontribut në ndërtimin e eksperiencës së klientit në kanalet digjitale (e-banking, mobile banking, ATM), duke përgatitur rrugën përkatëse, me sa më pak hapa për t’u ndjekur për përdoruesin.
  • Asiston në implementimin e kanaleve të reja për produktet dhe shërbimet e ofruara.
  • Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me kanalet digjitale.
  • Jep kontribut direkt në krijimin/ modifikimin/ zhvillimin dhe testimin e produkteve në platformën SmarTI për të lehtësuar dhe zvogëluar punën operacionale të stafit për veprimet e kryera në degë.
  • Asiston në implementimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara në platformën SmarTI.
  • Të kontrollojë karakteristikat e produkteve dhe shërbimeve në platformën SmarTI të përdorura nga stafi me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me karakteristikat e produktit.
  • Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me shërbimet/ produktet në SmarTI.
  • Të monitorojë dhe analizojë performancën e përgjithshme/ specifike të ATM-ve në mënyrë që të jetë i aftë të identifikojë mundësinë për përmirësime dhe të kujdeset për shërbimin e ATM-ve.
  • Të përgatisë analiza për transaksionet në ATM sipas kërkesave të departamentit.
  • Të shtojë shërbimet dhe funksionalitetet e ATM-ve të ofruara për klientët.
  • Të zgjerojë rrjetin e ATM-ve.
  • Të koordinojë procesin e instalimit të ATM-ve të reja.
  • Përgatit raporte Fizibiliteti dhe Përfitueshmërie për cdo ATM offsite në mënyrë që t’i shërbejë procesit të vendimarrjes për aprovimin/ anullimin/ rinovimin e kontratave të ATM-ve.
  • Ndjek dhe është përgjegjës për procesin e pagesave mujore lidhur me ATM-të.
  • Ndjek procesin e testimit të ATM-ve dhe sigurohet që po funksionojnë sic duhet.
  • Kontribuon me ide lidhur me teknologjitë dhe tendencat më të fundit të ATM-ve për të përmirësuar performancën e ATM-ve.
  • Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me llogaritë, pagesat digjitale dhe transfertat individuale.
  • Të asistojë Drejtuesin e Departamentit në krijimin/ zhvillimin e produkteve të ndryshme të pagesave në kanale.
  • Të paraqes sugjerime tek Drejtuesi Departamentit me qëllim që të plotësojë sa më mirë objektivat dhe prioritetet e Departamentit të MMK dhe BD.
  • Përgatit raporte dhe analizë financiare bazuar në kërkimet e tregut dhe të dhënat e BI për të prezantuar produkte/ shërbime të reja në kanalet digjitale.
  • Kontribuon në automatizimin dhe formalizimin e procedurave dhe proceseve të departamentit.
PROFILI I PUNËS
Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Inxhinjeri Elektronike apo fakultete të ngjashme.
  • Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
  • Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Të ketë aftësi të mira në platformat e BI; Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, HTML etc.
  • Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
  • Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Kandidatet e interesuar te dergojne CV ne adresen e email humanresources@bkt.com.al duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne deri ne daten 20.07.2023
 


Apply
Back
Top