• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Çmimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim Pune

Profili i Grupit Balfin: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Hollande, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kid Zone shpk është pjesë e Balfin Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Pozicioni: Specialist i Çmimeve
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Jumbo QTU

Përmbledhja e Pozicionit:
Një Specialist i Çmimeve është përgjegjës për përditësimin në mënyrë të vazhdueshme të çmimeve në dyqan dhe në sistem. Ai/ajo kryen shkarkimin e çmimeve dhe të stokut (të dërguar në sistem) në mënyrë ditore. Printon ndryshimin e kategorive dhe në bashkëpunim me Merchandiser e dyqanit sigurohet që ndryshimi të zbatohet brenda ditës dhe në mënyrë korrekte. Bën inventare ditore dhe periodike të artikujve të dyqanit. Bën korrigjimin e stokut në rast diferencash dhe printon etiketat e përbërësve të produkteve të ndryshme.

Detyrat

  • Printon çmimet e ndryshuara të produkteve në mënyrë ditore sipas databases që shkarkon nga sistemi dhe i implementon ato në dyqan;
  • Auditon herë pas here dyqanin për produkte të ekspozuara pa çmim ose me çmime gabim dhe merr masa parandaluese dhe korrigjuese;
  • Kryen printimet e barkodeve të produkteve në rast ndryshimi ose mungese;
  • Kryen printimet e përshkrimeve të përbërjeve të produkteve dhe i implementon ato;
  • Heton lëvizjet e dyshimta të stokut dhe bën korrigjimet përkatëse në sistem;
  • Bën heqjen nga sistemi të artikujve të dëmtuar që nuk janë në gjëndje për t'u shitur pas konsultës me menaxherin e dyqanit;
  • Bën inventare periodike të kategorive të ndryshme, të kodeve sezonale, së bashku me menaxhimin e dyqanit dhe supervizorin e magazinës;
  • Mban me rigorozitet dokumentacionin për të gjitha lëvizjet e stokut dhe e dorëzon atë në kohë te menaxhimi i dyqanit për firmë, së bashku me shpjegimet përkatëse;
  • Mban listën me produkte për përdorim të brendshëm dhe bën lëvizjet përkatëse në bashkëpunimin me supervizoren e arkave dhe kujdesit ndaj klientit nën instruksionin e menaxhimit të dyqanit;
  • Raporton tek menaxheri i dyqanit për çdo problem në lidhje me stokun;
  • Bashkëpunon me koleget gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
Kualifikimet
Edukimi: Arsim i lartë
Eksperiencat e punës: Të paktën dy vite përvojë në kasë/shitje

Kualifikime të tjera:

  • Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel Mesatar
Aftësi të tjera:

  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për t'ja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


SHËNIM: Ky përshkrim i pozicionit nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.
 


Apply
Back
Top