• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Finance - Kontabiliteti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kerkon nje Specialist/e Finance - Kontabiliteti per nje klientin e saj, i cili është një ndër institucionet më te mëdha financiare në vend.

Kandidati/ja do të jetë përgjegjës për regjistrimet e sakta të faturave të blerjeve dhe shitjeve si dhe transaksioneve të tjera kontabël në sistemin financiar duke siguruar që faturat dhe pagesat e kryera të përmbajnë dokumentacion mbështetës dhe justifikues.


Përgjegjësitë kryesore:



  • Përgatit dhe regjistron fatura ne sistemin e kontabilitetit;
  • Regjistron pagesat dhe disbursimet e kredive në kontabilitet;
  • Regjistron në kontabilitet asetet e kompanisë;
  • Përgatit dhe regjistron fatura për palët e treta (bonuse, komisione të partnerëve, qira mujore etj.);
  • Përgatit dhe regjistron faturat në sistemin financiar për klientët;
  • Përditëson me saktësi dhe në kohë transaksionet bankare në sistem.

Kërkesat për këtë pozicion janë:



  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
  • Përvojë e mëparshme pune 1–2 vjet në kontabilitet; (e preferueshme eksperienca në studio kontabiliteti);
  • Përdorimi i programeve financiare dhe paketës MS Office (Excel-i domosdoshmëri);
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i organizuar dhe me dëshirë për të mësuar dhe punuar.



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top