• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Thesari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist/e Thesari Departamenti: Financë Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Puna e specialistit të thesarit konsiston në ndjekjen dhe kryerjen e pagesave në kohë reale, në regjistrimin në kohë të të dhënave financiare në librat kontabël, në përpunimin e këtyre të dhënave dhe përgatitjen e raporteve ekonomike të cilat i shërbejnë menaxhimit për ndjekjen dhe marrjen e vendimeve në lidhje me mbarëvajtjen e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi i veprimeve financiare në programin NAV;
  • Rakordim furnitorësh, kryerja e pagesave brenda afateve dhe termave të kontratës si dhe mbajtja e kontakteve me furnitorët për pagesat e kryera;
  • Përgatitja e pagesave online dhe dokumentacionit shoqërues;
  • Regjistrimi i transaksioneve bankare në sistemin kontabël jo më vonë se 2 ditë kalendarike nga data e veprimit;
  • Raporti javor mbi ditarët e bankës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe kujdesi që të mos mungojnë dokumentet e nevojshëm;
  • Dërgimi i informacionit ditor të arkëtimeve;
  • Përgatitja e raportit “Cash Report Javor” konform standardit të Grupit Balfin;
  • Përgatitja e raportit mujor “Cash Flow” konform standardit të Grupit Balfin;
  • Përgatitja e seksionit të AR_AP në MMR në kohë;
  • Raportimi mujor i kleringut të grupit;
  • Rakordimi mujor me palët e lidhura;
  • Ndjekja dhe mbyllja e konfirmimeve të balancave vjetore.

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë.

Aftësi të tjera
:

  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i/e orientuar drejt detajeve;
  • Të ketë iniciativë, komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • I/ E orientuar për të ndjekur problemet dhe çuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Fleksibël në orare.

Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 25/01/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top