Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Rezervimesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marangoz | Mobilje | Punime druri
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Kerkojme te punesojme Specialist/e Rezervimesh.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Numer kontakti : +355 686480086
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Kerkojme te punesojme Specialist/e Rezervimesh.
Detyrat
- Krijon oferta promovuese në bashkëpunim me departamentin e marketingut, bazuar në kërkesat e evidentuara nga leads-at dhe klientët, si edhe nevojat specifike të strukturave akomoduese.
- Evidenton dhe analizon çmimet ditore të konkurrentëve, duke paraqitur propozime tek Reservation Supervisor për oferta apo kampanja specifike.
- Realizon objektivat e shitjeve direkte dhe promovon shërbime shtesë (cross-selling: akomodim + shërbime).
- Monitoron dhe i përgjigjet kërkesave të klientëve në kanalet zyrtare (Facebook, Instagram, email etj…), duke ndërtuar oferta të personalizuara çdo ditë.
- Regjistron rezervimet në sistem menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga klienti, duke siguruar saktësi në të dhëna.
- Mirëmban korrespondencën dhe reputacionin e strukturave në Google My Business dhe TripAdvisor etj...
- Dërgon mesazhe të personalizuara klientëve për oferta, evente apo periudha specifike promovimi.
- Kryen çdo detyrë tjetër të deleguar nga eprori në përputhje me nevojat e departamentit.
- Diplomë universitare në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë pune në sektorin e rezervimeve, shitjeve ose front office (minimumi 1 vit);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (gojë dhe me shkrim); njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Njohuri bazë në përdorimin e sistemit të rezervimeve (PMS/CRM) dhe kanaleve OTA; si dhe te avancuar te perdorimit te pagetes se Microsoft office ( Word dhe Excel)
- Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar, me vëmendje ndaj detajeve dhe nën afate kohore.
- Aftësi në ndërtimin e ofertave dhe komunikim efektiv me klientin;
- Njohje bazë të parimeve të marketingut digjital dhe shitjeve;
- Qëndrim profesional, pozitiv dhe aftësi për punë në grup.
Shënime
Tiranë, AlbaniaDepartamenti i Burimeve Njerëzore
Numer kontakti : +355 686480086
Apply WhatsApp