• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Prokurimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Kompania BIOMETRIC ALBANIA SH.P.K., me vendndodhje në Tiranë,
e cila operon prej 30 vitesh në tregun e Pajisjeve Mjekësore,
në kuadër të zgjerimit të saj dhe nevojës për staf mbështetës, kërkon të punësojë me kohë të plotë:

Specialist/e Prokurimesh

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në sektorin privat/shtetëror mbi proçedurat e prokurimeve në lidhje me Pajisjet Mjekësore.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta.
  • Të komunikojë dhe shkruajë shumë mirë në gjuhën angleze.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi programet bazë kompjuterike (Microsoft Office).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të bashkëpunojë në grup.
  • Të jetë banues në Tiranë.
Pozicioni / përshkrimi i shkurtër i punës:
Të jetë i aftë në realizimin e dokumentave të tenderave, si dhe në menaxhimin e proçedurave të prokurimeve publike dhe private.
Të jetë në komunikim dhe kontakt të vazhdueshëm me kompanitë furnitore/distributorë të huaj, shoqëritë e transportit dhe klientët.
Të menaxhojë dokumentacionin e kompanisë.
Të ndjekë realizimin e kontratave të ndryshme të kompanisë me institucionet publike dhe private.


Mirëpresim aplikimet tuaja duke na dërguar CV me foto, në adresën e E-mail:
[B]info@biometric.al[/B]

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i kompanisë për intervistë.

*Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjeve në fuqi për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top