Tirane, ofrohet vend pune Specialist / e Prokurimesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist / e Prokurimesh
Departmenti: Prokurimeve të Retail
Vendndodhja: Zyrat e Retail, ACREM, Tiranë
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Nën drejtimin dhe mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të Manaxherit të Prokurimeve të Retail, Specialisti/ja e Prokurimeve të Retail është përgjegjës/e për zhvillimin dhe zbatimin e proçeseve operacionale dhe administrative në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimeve të Grupit Balfin, duke siguruar një manaxhim efektiv të rriskut si dhe optimizim te vlerave te shpenzuara per blerjen e mallrave dhe sherbimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kërkesat e pozicionit të punës:
Aftësi / Zotësi të tjera:
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brënda datës 26/12/2022 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subject: “Specialist/e Prokurimesh".
[FONT="]*Tëgjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.[/FONT][FONT="][/FONT]

- Në bashkëpunim me përfaqësuesit e departamenteve të kompanive BALFIN Retail bën të mundur mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave mbi:
- Shpenzimet kapitale dhe operative (CAPEX dhe OPEX) të kompanive të Balfin Retail në mënyrë që të mund të arrihet kategorizimi i mallrave dhe shërbimeve të cilat do përgatiten për t’u prokuruar në rang Retaili.
- Sistemet e sigurisë dhe menaxhimit të riskut në kompanitë e Retail.
- Mbi performancën e furnitorëve aktuale.
- Mbështetur në Rregullat dhe Proçedurat e Prokurimeve të BALFIN, zhvillon dhe ndjek proçeset e prokurimeve nga ku:
- Asiston ne hartimin e paketave tenderuese në përputhje me planifikimet vjetore për blerje dhe në bashkëpunim të ngushtë me inicuesit e kërkesës për blerje.
- Kërkon dhe vlerëson furnitoret bazuar mbi çmimin, cilësinë, pëzgjedhjen, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetin e shpërndarjes, si edhe emrin dhe historinë e furnitorit.
- Inicon proçeset e prokurimit, ekzekuton blerjet dhe porosite në kohë, me cilësi sa më të lartë, me çmimin sa më të mire dhe me saktësi
- Harton analizën e vleresimit tekniko-financiar të tyre si dhe zhvillon proçesin e negociatave.
- Përpilon raportet përfundimtare të proçeseve të prokurimit dhe jep rekomandimet përkatëse për ofertën optimale.
- Së bashku me inicuesit e kërkesës për blerje, merr pjesë në manaxhimin e kontratave që nga hartimi dhe finalizimi i termave, ecuria e ekzekutimit të tyre dhe analiza pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së tyre.
- Përgjegjës për hartimin e duhur, përgatitjen dhe rishikimin e të gjitha dokumenteve të prokurimit, posaçërisht dokumentin e ofertës për ofertim dhe arkivimin e proçeseve përkatëse.
- Përpilon dhe paraqet raporte mujore për ecurinë e proçeseve të prokurimit.
- Përgjegjës për hartimin e duhur, përgatitjen dhe rishikimin e të gjitha dokumenteve të prokurimit, posaçërisht dokumentin e ofertës për ofertim.
- Analizon çmimet e propozuara, rishikon kostot, krijon raport bashkepunimi me furnitorët dhe ofron sugjerime se sa material dhe pajisje duhen blerë.
- Asisiton në monitorimin e ngarkesave në bashkepunim me departamentin kërkues ose logjistik për t’u siguruar se mallarat vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallarat e padërguar,
- Ruan në mënyrë të shkëlqyer dokumentat e raportimit, dokumentacionin e blerjeve dhe mban të dhënat në përputhje me procedurat e prokurimit dhe udhëzimet;
- Raporton rregullisht tek Eprori mbi aktivitetet e prokurimit.
- Performon detyra të tjera që i përcaktohen nga eprori.
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Arsim i larte, preferohet profili Ekonomik ose Juridik.
- Eksperience 1-3 vite në fushën e prokurimeve në Sektorin Publik dhe/ose Privat.
- Njohuri të mira të metodave të prokurimit (Limited competition “Single/Sole source” and Competitive Bidding).
- Përvojë në analizimin e të dhënave si dhe njohuri të metodave të analizimit të ofertave.
- Përvojë në hartimin dhe manaxhimin e kontratave.
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
- Eksperiencë pune në një mjedis dinamik dhe të shpejtë me ekspozim të konsiderueshëm ndaj riskut.
Aftësi / Zotësi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
- Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës.
- Të jetë i/e fokusuar në detajet.
- Mendim kritik, i/e aftë të fitojë njohuri të dobishme dhe të nxjerrë përfundime të ndjeshme nga përpunimi i të dhënave.
- Proaktiv/e, i/e motivuar dhe entuziast/e
- Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnitorët për të krijuar marrëveshjet më të mira.
- Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.
- Aftësi për të punuar në grup.

Apply