Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e në Sektorin e Disbursimit të Kredive
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni : Specialist/e në Sektorin e Disbursimit të Kredive
Divizioni: Departamenti Back Office
Kualifikimi i kërkuar:
Afati i fundit i aplikimeve është 21 Shkurt 2023.
Divizioni: Departamenti Back Office
Kualifikimi i kërkuar:
- Preferohet në Fakultetin e Ekonomisë
- Preferohen kandidatët me eksperiencë
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
- Pavarësia në punë,
- Aftësi për të planifikuar dhe organizuar punën
- Njohuri të gjuhës angleze
- Njohuri të mira kompjuterike
- Kryen procese në lidhje me disbursimin e kredisë në sistem dhe të gjitha veprimet e lidhura me kredinë gjatë kohëzgjatjes së saj për kreditë korporatë, leasing dhe retail deri në maturim ose parapagim duke marrë parasysh sekretin bankar, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave;
- Kryen disbursimin e kredisë në sistem në përputhje me konfirmimin e disbursimit të dërguar nga sektori i Administrimit të Kredisë nën departamentin e Riskut të Kontrollit të Kredisë;
- Regjistron në sistemin e bankës të gjitha kolateralet për klientët korporatë dhe retail ;
- Kryen konfirmimin përfundimtar (nga këndvështrimi i sistemit) dhe disbursimin e kredisë për klientët korporatë dhe retail;
- Kontrollon komisionin e aplikuar për mbylljet para kohe të kredisë (totale/pjesore) për klientët retail;
- Ndjek dhe siguron mbylljen/pagesën pjesore të kredive sipas marrëveshjes midis bankave të nivelit të dytë dhe procedurës në fuqi;
- Njofton degët/sektoret/departamentet lidhur me disbursimet e kredisë, korrigjimet në sistem, shlyerjet e kredisë (të plota ose të pjesshme)
- Kontrollon dhe monitoron rinovimet e vjetra të sigurimeve;
- Kryen modifikimin e vlerës së kolateralit në sistemin e bankës në momentin që ato rivlerësohen;
- Autorizon në sistemin e bankës zhbllokimin e kolateraleve për kreditë e klientëve korporatë dhe retail
- Në bashkëpunim me Departamentin e Organizimit dhe Divizionin e IT-së zgjidh ankesat që i referohen planit të shlyerjes së kredisë (korrigjimet e disbursimeve të gabuara, korrigjimet e llogaritjeve dhe të ngjashme).
- Pergatit raporte për aktivitetin kur kërkohen nga supervizori/ja direkt;
- Raporton në kohë pranë Sektorit të Kontrollit të Vazhdueshëm, cdo dyshim që mund të lindë gjatë ushtrimit të aktivitetit ditor dhe siguron monitorim të vazhdueshëm të riskut operacional.
- Vepron si korespondent i Riskut Operacional,duke siguruar koordinim dhe monitorim të detyrave të caktuara nga Rregulloret dhe politikat e Riskut Operacional, në perimetrin e raportimit të tij,duke ndjekur dhe zbatuar plane veprimi;
- Si rregull, nga specilisti/specialistja pritet që të jetë në gjendje të kryeje dhe trajtoje të gjitha llojet e detyrave që i janë caktuar ne sektor.
- Të ndihmojë gjithmonë në realizimin e të gjitha aktiviteteve të Sektorit për përfundimin në kohë të të gjitha punë Prandaj, duhet të zotërojë mirë të gjitha veprimet operacionale që kryhen në sektor për klientët korporatë dhe retail dhe te jetë i/e gatshëm/e në cdo kohë për të kryer me profesionalizëm cdo detyrë që i jepet atij/asaj nga Supervizori/ja i/e Sektorit të Disbursimeve
- Të sigurojë që paraqitja, performanca dhe sjellja profesionale e tij/saj janë në përputhje me udhëzimet përkatëse të Bankë
Afati i fundit i aplikimeve është 21 Shkurt 2023.
Apply