Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Marketingu
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Marketing Social Media | ADS | SEO
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Jemi në kërkim të një Specialisti/e Marketingu & Përmbajtjeje kreativ/e dhe të organizuar, i/e cili/a do të udhëheqë dhe zhvillojë strategjitë tona të marketingut në kanale digjitale dhe offline. Nëse ke pasion krijimin e përmbajtjes, analizën e performancës dhe ndërtimin e prezencës së një brandi, ky pozicion është për ty!
Nëse mendon se je kandidati/ja i/e duhur, dërgo CV-në dhe portofolin tënd në info@reka.al
🗓 Afati i aplikimit: 28.02.2026
Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhimi i faqeve të internetit:
- Përditësimi i produkteve dhe përmbajtjes
- Shkrimi i përshkrimeve atraktive dhe të optimizuara për SEO
- Përmirësimi i vazhdueshëm i performancës dhe përvojës së përdoruesit
- Krijimi i përmbajtjes:
- Hartimi i katalogëve në PDF
- Përgatitja e përshkrimeve të produkteve për aplikacione dhe platforma të ndryshme web dhe social
- Shkrimi i materialeve promocionale dhe kreative
- Menaxhimi i rrjeteve sociale:
- Planifikimi i kalendarit të përmbajtjes
- Krijimi dhe publikimi i postimeve të përditshme
- Ndërveprimi me ndjekësit dhe rritja e angazhimit
- Marketingu përmes Email, SMS & WhatsApp:
- Krijimi i template-ve tërheqëse
- Segmentimi i audiencës dhe dërgimi i mesazheve të personalizuara
- Publikimi i përmbajtjes ditore
- Fushata të paguara & optimizim online:
- Menaxhimi i fushatave në Google & Meta Ads
- Optimizimi i profilit të biznesit në Google
- Planifikimi dhe ekzekutimi i strategjive të sponsorizimit
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim ose fusha të ngjashme
- Minimumi 2 vite përvojë pune në marketing
- Njohuri të avancuara në menaxhimin e faqeve të internetit dhe SEO
- Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes kreative
- Përvojë në email marketing, SMS dhe WhatsApp marketing
- Njohuri praktike në Google Ads
- Aftësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim
- Njohuri në Canva ose grafik design
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
- Njohje e mirë e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
Çfarë Ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pune kreativ, bashkëpunues dhe mbështetës
- Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e brandit
🗓 Afati i aplikimit: 28.02.2026
Apply