• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg

NJOFTIM PUNE

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5’200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Finance
Departmenti: Finance
Vendodhja: Zyra Qendrore

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Faturon të ardhurat e përfituara nga kontratat e blerjeve me Furnitorët;
• Monitoron ecurinë e të ardhurave të përfituara nga Furnitorët;
• Përgatit raporte të brendshme për bonuset;
• Përgatit dhe monitoron faturat e pozicioneve sekondare;
• Përgatit librin e shitjes për faturat e lëshuara me bazë mujore;
• Rakordon informacionin me furnitorët me bazë mujore;
• Monitoron qarkullimet dhe marrëveshjet e netimit mes balancave të hapura klient/furnitor;

Kërkesat:
a. Edukimi: Arsim i lartë, profili Ekonomik.
b.Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë në këtë profil.
c. Kualifikime të tjera:
• Gjuhët e folura: Anglisht
• Njohuri të mira mbi Financën 5, Exel.
d. Aftësi të tjera:
• Aftesi të mira komunikuese;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar..

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 29/06/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top