• Tirane, ofrohet vend pune Specialist /e Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
TEG është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, hapja madhështore e së cilës daton në vitin 2011. Tani me 160 dyqane dhe 2000 vende parkimi, TEG është një destinaciontërheqës për klientët nga Tirana, Elbasani dhe Kosova. TEG pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist / e Finance
Departmenti: Financë
Vendnodhja: Zyrat Qëndrore TEG, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Është përgjegjës /e për manaxhimin ditor të proçeseve të punes lidhur me funksionet në ngarkim si dhe bazuar në proçedurat e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Siguron përputhjen e kërkesave me legjislacionin e Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave;
  • Zbaton proçedurat financiare të kontabilitetit fiskal si dhe kujdeset për zbatimin e proçedurave të kompanisë në linjë me direktivat e grupit BALFIN;
  • Kontabilizon veprimet bankare, fatura blerje, fatura shitje;
  • Realizon rakordimet mujore të librave të blerjes / shitjes midis sitemit financiar dhe sistemit selfcare;
  • Monitoron shpenzimet, nivelin e aprovimeve dhe pagesat sipas proçedures së kompanisë;
  • Monitoron të ardhurat dhe shpenzimet e kompanisë duke siguruar që kontabilizimi është kryer saktë dhe korrekt sipas departamenteve dhe raporton mbi variancat që rezultojnë bazuar në buxhet;
  • Kontrollon dhe analizon të gjitha ndryshimet e bëra në sistemin e tatimeve;
  • Siguron në kohë dhe në mënyrë të besueshme raportet financiare të kompanive përkatëse për Menaxheren e Financës;
  • Menaxhon dhe kontrollon lëvizjet e Cash Flow, parashikon dhe siguron fondet e nevojshme për nevojat operacionale dhe kërkesat në kapital;
  • Identifikon nevojat e kompanisë për përmirësimin e sistemit financiar;
  • Përgatitja e raporteve financiare të kërkuara nga Menaxhimi;
  • Projekte / detyra të tjera të caktuara për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.

Kërkesat e pozicionit të punës:


  • Diplomë Bachelor, fusha Ekonomisë
  • Minimumi 2 vjet ekperience ne pozicione te ngjashme
  • Aftesi shume të mira kompjuterike dhe zotërim të paketës MS Office
  • Njohuri shume të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohësdhe aftësi për të prioritizuar ngakresën e punës
  • I / e aftë për të punuar në grup
  • Njohuri dhe përdorim i programeve të finances si: NAVISION dhe Financa 5.


Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda dates 02/05/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subject: “Aplikim për Specialist/e Finance”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top