Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-

NJOFTIM PUNE
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht,
Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist Finance
Grada: 8
Vendodhja: Tirane, Zyrat Qendrore
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
- Financieri është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
- Kontrolli i shitjeve ditore në sistem;
- Rakordimi i shitjeve të dyqaneve me arkëtimet;
- Manaxhimi i pagesave në format e ndryshme si Cash, Bankë, Voucher dhe mënyra të tjera pagese;
- Kontrolli i kursit te kembimit për marketet;
- Përgatitja dhe kontrolli i librit të shitjeve me bazë mujore;
- Kontrolli i Gift Card të përdorura në markete;
- Rakordimi i klientëve per pagesat cash dhe me transferte bankare;
- Ndjekja e arkëtimeve të klientëve;
- Raporte të ndryshme të kërkuara nga menaxhimi;
a.Edukimi:
- Arsim i lartë, profili Ekonomik.
b.Eksperiencat e punës:
- Të ketë eksperiencë në këtë profil minimumi 3 vite.
c.Kualifikime të tjera:
• Gjuhët e folura: Anglisht
• Njohuri të mira mbi programet kompjuterike.
d.Aftesi të tjera:
• Aftësi të mira komunikuese;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar.
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 30/01/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply