• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  4. Inxh. Industriale
  5. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Ne jemi në kërkim të pozicionit si Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC për një klientin tonë që operon në sektorin e industrisë së sistemeve HVAC (Heating, Ventilation and Air Conditioning)

Detyrat

  • Çelje dhe administrim ofertash për klientët ekzistues dhe klientët e rinj
  • Regjistrimi në platformë i ofertave për sistemet Multisplit + Split
  • Regjistrim i porosive / preventivëve në sistemin për Projekte (Chiller, VRF, pajisje, linja tubacionesh, rakorderi, materiale ndihmëse dhe komponentë të tjerë)
  • Menaxhimi dhe azhornimi i të dhënave dhe materialeve të projekteve sipas kërkesave të ekipit teknik
  • Sigurimi i përputhshmërisë me ofertën fillestare, saktësisë së kostove dhe dokumentimi i ndryshimeve në sistem
  • Koordinimi i nevojave për materiale me departamentet përkatëse
  • Sigurimi i disponueshmërisë dhe furnizimit në kohë të materialeve për projektet
  • Përgatitja e preventivëve për mirëmbajtje, furnizim ose furnizim-vendosje për pjesë këmbimi dhe pajisje
  • Përpunimi dhe finalizimi i ofertave dhe gjenerimi i dokumentacionit
  • Komunikimi me klientët për prezantimin e ofertave dhe ndjekja e procesit të konfirmimit
  • Koordinimi i procedurave për lëshimin e materialeve nga magazina
  • Gjenerimi i analizave në formë Pivot për porosi të ndryshme
  • Përgatitja e raporteve periodike

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Preferohet mosha mbi 25 vjeç
  • Minimum 2 vite eksperiencë në administrim projektesh, shitje teknike, logjistikë ose menaxhim porosish (preferohet HVAC ose industri teknike)
  • Eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP (preferohet Odoo)
  • Njohuri të avancuara në Excel dhe raportim analitik
  • Njohuri të gjuhës angleze

Aftësi Personale

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim kohe
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve
  • Aftësi për punë në grup dhe bashkëpunim ndërdepartamental
  • Aftësi të mira komunikimi me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike
  • Aftësi për punë voluminoze dhe menaxhim të disa detyrave njëkohësisht

Kushtet

  • Orari: Hënë – Premte 08:00 – 16:30
  • E Shtunë: 08:00 – 13:00
  • Paga: 80,000 ALL +
  • Kërkohet eksperiencë
  • Adresa: Rrethrrotullimi TEG
Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në 0697017079 ose info@puneere.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top