• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Arkive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Specialist/e Arkive

Në emër të një kompanie me aktivitet të konsoliduar prej disa vitesh në treg, jemi në kërkim të një kandidati për pozicionin Specialist/e Arkive. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për administrimin, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit arkivor, duke siguruar menaxhim të saktë të dokumenteve në përputhje me procedurat e brendshme dhe kërkesat ligjore në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Sistematizimin fizik të dokumentacionit të dorëzuar ose të destinuar për arkivim sipas procedurave të ndjekura.
  • Kryerjen e inventarizimit të dokumentacionit, duke përfshirë të gjitha proceset e sistematizimit, regjistrimit, skanimit etj
  • Ruajtjen dhe administrimin e Regjistrit të Hyrje-Daljeve të dokumentacionit nga Arkiva.
  • Kryerjen e kontrollit vjetor të dosjeve që kanë përmbushur afatin e ruajtjes.
  • Përgatitjen e listave të veçimit në rastet kur konstatohet tejkalimi i afatit të ruajtjes së dokumentacionit në Arkivë, së bashku me përshkrimet përkatëse.
  • Kontrollin fizik të dokumenteve, i cili kryhet një herë në gjashtë muaj ose një herë në vit dhe pasqyrohet në procesverbal.
  • Kujdesin për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit brenda Arkivës.
  • Ruajtjen e konfidencialitetit të çdo dokumenti të arkivuar dhe sigurimin e integritetit të tyre.
  • Informimin e përgjegjësit të Arkivës për çdo problematikë, ngjarje apo propozim që lidhet me përmirësimin e ruajtjes së dokumentacionit.

Kompetencat e pozicionit

  • Aftësi shumë të mira analitike, qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi të mira organizative dhe administrative.
  • Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
  • Aftësi të mira për krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve ndërpersonale.
  • Nivel i lartë etike profesionale dhe integriteti.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Specialist/e Arkive »

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top